Kalo te përmbajtja

Surja El-A'raf 7:163 الأعراف

Ky është ajeti 163 nga 206 i sures El-A'raf, ajeti 1117 nga 6236 në Kuran, xhuzi 9. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 171.

وَسۡـَٔلۡهُمۡ عَنِ ٱلۡقَرۡيَةِ ٱلَّتِي كَانَتۡ حَاضِرَةَ ٱلۡبَحۡرِ إِذۡ يَعۡدُونَ فِي ٱلسَّبۡتِ إِذۡ تَأۡتِيهِمۡ حِيتَانُهُمۡ يَوۡمَ سَبۡتِهِمۡ شُرَّعٗا وَيَوۡمَ لَا يَسۡبِتُونَ لَا تَأۡتِيهِمۡۚ كَذَٰلِكَ نَبۡلُوهُم بِمَا كَانُواْ يَفۡسُقُونَ

Pyeti ata për qytetin që gjendej në bregdet dhe për çfarë i gjeti banorët e tij kur thyen urdhëresën e Sabatit (së shtunës)! Atë ditë u vinin peshqit me shumicë, ndërsa ditëve tjera që nuk i kremtonin, nuk u vinin. Kështu, Ne i vumë në provë, sepse bënin punë të mbrapshta.107

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 107 Feja hebraike e ndalon në mënyrë absolute punën në ditën e shtunë, qoftë edhe për të siguruar ushqim. Në qytetin në fjalë, që, sipas disa komentuesve, është qyteti i Eilatit në Gjirin e Akabasë, ndodhte që peshqit i afroheshin bregdetit me shumicë ditën e shtunë, kurse ditëve të tjera qëndronin larg dhe në thellësitë e detit, duke e bërë të vështirë punën e peshkatarëve. Kjo ishte një provë nga Allahu, për të verifikuar bindjen ndaj urdhrave të Tij. Shih vargun 65 të sures së dytë dhe shënimin përkatës.

7:163 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-A'raf
0/206
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-A'raf 7:163 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 7:163

Al-Mukhtasar

Pyeti hebrenjtë, o i Dërguar, që t’ua kujtosh se si i ndëshkoi Allahu të parët e tyre, pra, pyeti për fshatin i cili ishte buzë detit. Banorët e tij shkelën kufijtë e Allahut me peshkimin në ditën e shtunë, pasi u qe bërë haram kjo gjë. Ndërkohë, Allahu i vuri në sprovë duke bërë që t’u vinin peshqit dukshëm mbi sipërfaqen e detit, vetëm në ditën e shtunë, ndërsa në ditët e tjera të mos u vinin. Allahu i sprovoi në këtë mënyrë për shkak të mosbindjes ndaj Allahut dhe bërjes së gjynaheve. Kështu, ata bënë hile me peshkimin e asaj dite, duke i hedhur rrjetat dhe hapur gropa para ditës së shtunë, që peshqit të binin në to ditën e shtunë. Kur vinte dita e diel, ata i merrnin dhe i konsumonin.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
9
Numri i fjalëve
27
Mushafi i Medinës (604 faqe)
171
Mushafi IndoPak (610 faqe)
171
Mushafi Naskh (612 faqe)
172
Në cilën sure është ajeti 7:163?

Surja El-A'raf (الأعراف). Surja 7 nga 114 · 206 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 7:163?

Xhuzi: 9.

Në cilën faqe është ajeti 7:163?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 171 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 171 · Mushafi Naskh (612 faqe): 172.

Sa fjalë ka ajeti 7:163?

Numri i fjalëve: 27.

Sa shkronja arabe ka ajeti 7:163?

Ajeti 7:163: 117 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 7:163 në Kuran?

Ajeti 7:163 është ajeti 1,117 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-A'raf?

Surja El-A'raf ka 206 ajete. Është surja numër 7 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-A'raf është mekase apo medinase?

Surja El-A'raf klasifikohet si mekase.

A mund ta dëgjoj ajetin 7:163?

Po. Ajeti 7:163 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-A'raf?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 206 ajetet dhe 3,320 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play