Surja El-A'raf 7:169 الأعراف
Ky është ajeti 169 nga 206 i sures El-A'raf, ajeti 1123 nga 6236 në Kuran, xhuzi 9. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 172.
فَخَلَفَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ خَلۡفٞ وَرِثُواْ ٱلۡكِتَٰبَ يَأۡخُذُونَ عَرَضَ هَٰذَا ٱلۡأَدۡنَىٰ وَيَقُولُونَ سَيُغۡفَرُ لَنَا وَإِن يَأۡتِهِمۡ عَرَضٞ مِّثۡلُهُۥ يَأۡخُذُوهُۚ أَلَمۡ يُؤۡخَذۡ عَلَيۡهِم مِّيثَٰقُ ٱلۡكِتَٰبِ أَن لَّا يَقُولُواْ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡحَقَّ وَدَرَسُواْ مَا فِيهِۗ وَٱلدَّارُ ٱلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ لِّلَّذِينَ يَتَّقُونَۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ
Pas tyre, erdhi një brezni e cila e trashëgoi Librin (Teuratin), por duke marrë gjërat e pavlefshme të kësaj bote109 dhe duke thënë: “Do të na falet çdo gjë!” Edhe nëse u binin në dorë gjëra të ngjashme, prapë i merrnin ato. Vallë, a nuk e kishin pranuar besëlidhjen në Libër – që për Allahun të thoshin vetëm të vërtetën?! Pikërisht ata, që e kishin studiuar ç’përmbante ai? Bota tjetër është më e mirë për besimtarët që i frikësohen Allahut; akoma nuk e kuptoni këtë?!
Shënimet e përkthyesit (1)
- 109 Vargu aludon për ryshfetet që merrnin gjykatësit e Ligjit Judaik.
7:169 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 7:169
Al-Mukhtasar
Pas tyre erdhën trashëgimtarë të këqij që, pasi e morën Teuratin prej të parëve të tyre, e lexonin dhe nuk punonin sipas porosive të tij. Ata merrnin përfitime të pavlera të kësaj bote dhe ryshfete, me qëllim që të ndryshonin Librin e Allahut dhe të gjykonin jo sipas asaj që ishte zbritur në të, duke i siguruar vetet e tyre se Allahu do t’ua falte të gjitha gjynahet, kështu që, nëse kishin ndonjë përfitim të pavlerë të kësaj bote, ata e merrnin. A nuk kishte marrë Allahu prej tyre besën se nuk do të thoshin në emër të Allahut tjetër përveçse të Vërtetën, pa e ndryshuar e pa e mohuar atë?! Megjithatë, ata nuk e lanë punën sipas Librit për shkak të injorancës, përkundrazi, ata kishin dijeni (të plotë për këtë që po bënin), pasi ata e kishin lexuar atë që ishte në të dhe e kishin mësuar atë, kështu që gjynahi i tyre ishte akoma më i madh. Mirëpo jeta tjetër dhe mirësitë e saj të përjetshme, janë më të mira se përfitimet kalimtare, për ata që ia kanë frikën Allahut, duke zbatuar urdhërimet dhe ndalimet e Tij. Pra, a nuk po e mendojnë këtë ata të cilët e marrin këtë përfitim të pavlerë, se ajo që u ka premtuar Allahu besimtarëve të ruajtur për në Botën Tjetër është më e mirë dhe e përjetshme?!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 9
- Numri i fjalëve
- 40
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 172
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 172
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 173
Në cilën sure është ajeti 7:169?
Surja El-A'raf (الأعراف). Surja 7 nga 114 · 206 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 7:169?
Xhuzi: 9.
Në cilën faqe është ajeti 7:169?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 172 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 172 · Mushafi Naskh (612 faqe): 173.
Sa fjalë ka ajeti 7:169?
Numri i fjalëve: 40.
Sa shkronja arabe ka ajeti 7:169?
Ajeti 7:169: 169 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 7:169 në Kuran?
Ajeti 7:169 është ajeti 1,123 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-A'raf?
Surja El-A'raf ka 206 ajete. Është surja numër 7 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-A'raf është mekase apo medinase?
Surja El-A'raf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 7:169?
Po. Ajeti 7:169 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-A'raf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 206 ajetet dhe 3,320 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.