Kalo te përmbajtja

Surja El-A'raf 7:176 الأعراف

Ky është ajeti 176 nga 206 i sures El-A'raf, ajeti 1130 nga 6236 në Kuran, xhuzi 9. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 173.

وَلَوۡ شِئۡنَا لَرَفَعۡنَٰهُ بِهَا وَلَٰكِنَّهُۥٓ أَخۡلَدَ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُۚ فَمَثَلُهُۥ كَمَثَلِ ٱلۡكَلۡبِ إِن تَحۡمِلۡ عَلَيۡهِ يَلۡهَثۡ أَوۡ تَتۡرُكۡهُ يَلۡهَثۚ ذَّٰلِكَ مَثَلُ ٱلۡقَوۡمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَاۚ فَٱقۡصُصِ ٱلۡقَصَصَ لَعَلَّهُمۡ يَتَفَكَّرُونَ

Sikur të donim, do ta ngrinim atë (me shpalljet Tona), por ai u mbërthye pas jetës tokësore dhe u dha pas dëshirave të veta. Shembulli i tij është si shembulli i qenit: nëse e ndjek, ai të nxjerr gjuhën, nëse largohesh, ai përsëri të nxjerr gjuhën. Ky është shembull i njerëzve, që mohojnë shpalljet Tona. Tregojua atyre këto ngjarje, në mënyrë që ata të mendojnë.

7:176 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-A'raf
0/206
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-A'raf 7:176 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 7:176

Al-Mukhtasar

Po të kishim dashur që t’i sillnim dobi atij me këto argumente, do ta kishim ngritur nëpërmjet tyre, duke i mundësuar atij që t’i bënte vepra e kështu të lartësohej në këtë botë dhe në botën tjetër. Por ai zgjodhi atë që do ta çonte tek ajo që do ta poshtëronte, kur mbajti anën e qejfeve tokësore dhe duke bërë që dynjaja (e përkohshmja) e tij të shkatërronte ahiretin (përjetësinë) e tij. Kështu që ai ndoqi atë që i dëshironte qejfi, pra, të pavlerën. Në përkushtimin e treguar ndaj dynjasë, ai i përngjet qenit, i cili vazhdimisht e nxjerr gjuhën, në çdo situatë. Nëse është i kënaqur, nxjerr gjuhën; edhe nëse e përzë, përsëri e nxjerr gjuhën. Ky është shembulli i një populli të devijuar, në mënyrën se si i mohojnë argumentet Tona. Tregoju, o i Dërguar, atyre këto ngjarje, me shpresë se do të thellohen në mendime dhe do të tërhiqen prej mohimit dhe devijimit, në të cilët ata vazhdojnë.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
9
Numri i fjalëve
30
Mushafi i Medinës (604 faqe)
173
Mushafi IndoPak (610 faqe)
173
Mushafi Naskh (612 faqe)
174
Në cilën sure është ajeti 7:176?

Surja El-A'raf (الأعراف). Surja 7 nga 114 · 206 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 7:176?

Xhuzi: 9.

Në cilën faqe është ajeti 7:176?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 173 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 173 · Mushafi Naskh (612 faqe): 174.

Sa fjalë ka ajeti 7:176?

Numri i fjalëve: 30.

Sa shkronja arabe ka ajeti 7:176?

Ajeti 7:176: 131 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 7:176 në Kuran?

Ajeti 7:176 është ajeti 1,130 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-A'raf?

Surja El-A'raf ka 206 ajete. Është surja numër 7 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-A'raf është mekase apo medinase?

Surja El-A'raf klasifikohet si mekase.

A mund ta dëgjoj ajetin 7:176?

Po. Ajeti 7:176 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-A'raf?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 206 ajetet dhe 3,320 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play