Surja El-A'raf 7:43 الأعراف
Ky është ajeti 43 nga 206 i sures El-A'raf, ajeti 997 nga 6236 në Kuran, xhuzi 8. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 155.
وَنَزَعۡنَا مَا فِي صُدُورِهِم مِّنۡ غِلّٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهِمُ ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَقَالُواْ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي هَدَىٰنَا لِهَٰذَا وَمَا كُنَّا لِنَهۡتَدِيَ لَوۡلَآ أَنۡ هَدَىٰنَا ٱللَّهُۖ لَقَدۡ جَآءَتۡ رُسُلُ رَبِّنَا بِٱلۡحَقِّۖ وَنُودُوٓاْ أَن تِلۡكُمُ ٱلۡجَنَّةُ أُورِثۡتُمُوهَا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
Ne do ta shkulim urrejtjen nga kraharori i tyre. Te këmbët e tyre do të rrjedhin lumenj dhe ata do të thonë: “Qoftë lavdëruar Allahu që na udhëzoi në këtë. Ne nuk do të ishim udhëzuar, sikur të mos na udhëzonte Allahu. Pa dyshim, të dërguarit e Zotit tonë kanë sjellë të vërtetën”. Dhe një zë do t’i thërrasë: “Ky është Xheneti që ju e keni merituar për atë që keni punuar”.
7:43 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 7:43
Al-Mukhtasar
Prej mirësive të Tij të plota në Xhenet është edhe se Ai do t’i pastrojë zemrat e tyre prej çdo urrejtjeje dhe mllefi. Pranë tyre do të burojnë lumenj. Duke ia njohur Allahut mirësitë që Ai u ka dhuruar, ata do të thonë: “Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili na e mundësoi ta arrinim këtë devotshmëri, e cila na solli deri në këtë pozitë. Ne vetë nuk do të kishim mundësi që të arrinim tek ajo me aftësitë tona, nëse nuk do na ndihmonte Allahu. Ne na erdhën të dërguarit e Zotit tonë me të Vërtetën, që nuk ka asnjë dyshim, duke na premtuar dhe na paralajmëruar”. Aty dikush i thërret duke u thënë: “Ky është Xheneti, për të cilin ju kanë folur të dërguarit e Mi në jetën e dynjasë. Allahu e bëri të jetë për ju, si shpërblim për veprat tuaja të mira duke kërkuar me to Fytyrën e Allahut.”
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 8
- Numri i fjalëve
- 36
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 155
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 155
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 156
Në cilën sure është ajeti 7:43?
Surja El-A'raf (الأعراف). Surja 7 nga 114 · 206 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 7:43?
Xhuzi: 8.
Në cilën faqe është ajeti 7:43?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 155 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 155 · Mushafi Naskh (612 faqe): 156.
Sa fjalë ka ajeti 7:43?
Numri i fjalëve: 36.
Sa shkronja arabe ka ajeti 7:43?
Ajeti 7:43: 149 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 7:43 në Kuran?
Ajeti 7:43 është ajeti 997 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-A'raf?
Surja El-A'raf ka 206 ajete. Është surja numër 7 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-A'raf është mekase apo medinase?
Surja El-A'raf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 7:43?
Po. Ajeti 7:43 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-A'raf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 206 ajetet dhe 3,320 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.