Surja El-Bekare 2:115 البقرة
Ky është ajeti 115 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 122 nga 6236 në Kuran, xhuzi 1. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 18.
وَلِلَّهِ ٱلۡمَشۡرِقُ وَٱلۡمَغۡرِبُۚ فَأَيۡنَمَا تُوَلُّواْ فَثَمَّ وَجۡهُ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ وَٰسِعٌ عَلِيمٞ
Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi, pra, ngado që të ktheheni është Fytyra (ana) e Allahut. Vërtet, Allahu është Gjithëpërfshirës dhe i Gjithëdijshëm.28
Shënimet e përkthyesit (1)
- 28 Në këtë varg na urdhërohet t’i marrim porositë e të veprojmë si urdhërohet. Myslimanët, në fillim faleshin duke u drejtuar nga Jerusalemi, siç bënin edhe hebrenjtë. Më pas, kur mërguan në Medinë, Zoti i urdhëroi që të faleshin në drejtim të Qabesë (Mekës). Atëherë hebrenjtë u revoltuan dhe e kundërshtuan këtë kthesë. Zoti, u tha: “Lindja dhe Perëndimi janë të Zotit, (po ashtu, e tërë Gjithësia është e Zotit)”. Andaj, duhet për t’u kthyer në lutje nga urdhëron Zoti, pa kurrfarë kundërshtimi. Në këtë mënyrë mund t’i fitojmë dhuratat e Tij (përkthyesi).
2:115 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:115
Al-Mukhtasar
Allahut i përket pushteti i Lindjes e i Perëndimit dhe i gjithçkaje që është ndërmjet tyre. Ai i urdhëron robtë e Vet me çfarë të dëshirojë. Prandaj ngado që të ktheheni, ju do të jeni në drejtim të Allahut të Lartësuar, ngase të gjitha anët janë të Tij. Kështu që, nëse Ai ju urdhëron që të drejtoheni nga Xhamia e Kudsit apo e Qabes, apo nëse gaboni në gjetjen e drejtimit (drejt Qabes), apo e keni të vështirë të drejtoheni drejt saj, dijeni se Allahu është Gjithëpërfshirës. Ai i përfshin të gjitha krijesat e Veta me Mëshirën dhe Lehtësimin e Vet dhe Ai di qëllimet dhe veprat tuaja.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 1
- Numri i fjalëve
- 12
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 18
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 18
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 19
Në cilën sure është ajeti 2:115?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:115?
Xhuzi: 1.
Në cilën faqe është ajeti 2:115?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 18 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 18 · Mushafi Naskh (612 faqe): 19.
Sa fjalë ka ajeti 2:115?
Numri i fjalëve: 12.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:115?
Ajeti 2:115: 51 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:115 në Kuran?
Ajeti 2:115 është ajeti 122 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:115?
Po. Ajeti 2:115 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.