Surja El-Bekare 2:145 البقرة
Ky është ajeti 145 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 152 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 22.
وَلَئِنۡ أَتَيۡتَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ بِكُلِّ ءَايَةٖ مَّا تَبِعُواْ قِبۡلَتَكَۚ وَمَآ أَنتَ بِتَابِعٖ قِبۡلَتَهُمۡۚ وَمَا بَعۡضُهُم بِتَابِعٖ قِبۡلَةَ بَعۡضٖۚ وَلَئِنِ ٱتَّبَعۡتَ أَهۡوَآءَهُم مِّنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَكَ مِنَ ٱلۡعِلۡمِ إِنَّكَ إِذٗا لَّمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ
Edhe sikur t’u sillje të gjitha provat atyre që u është dhënë Libri, ata prapëseprapë nuk do ta pranonin kiblën tënde, por edhe ti nuk do ta pranosh kiblën e tyre dhe askush nga ata nuk do të pranonte kiblën e njëri-tjetrit. E, nëse ti, pasi të është zbritur dituria, do të ndiqje dëshirat e tyre, atëherë pa dyshim që do të ishe një nga keqbërësit.
2:145 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:145
Al-Mukhtasar
Pafsha Allahun! Edhe nëse ti, o i Dërguar, do t’u sillje atyre që u është dhënë Libri i mëparshëm -hebrenj dhe të krishterë çdo lloj argumenti dhe sqarimi në lidhje me Vërtetësinë e ndryshimit të kibles, ata përsëri nuk kanë për t’u drejtuar nga Kiblja jote, vetëm për shkak të kryeneçësisë ndaj Mesazhit tënd dhe mendjemadhësisë ndaj pasimit të së Vërtetës. Po ashtu, as ti nuk do të kthehesh më nga kiblja e tyre pasi Allahu të largoi prej saj. Asnjëra palë nuk do të drejtohet nga kiblja e palës tjetër, ngaqë secila e shpall mohuese palën tjetër. Nëse ti do të pasoje qejfet e tyre në lidhje me çështjen e Kibles, e të tjera -si ligjet dhe rregullat e fesë-, pasi të erdhi dija e saktë dhe e qartë, atëherë ti do të ishe i padrejtë, duke hequr dorë nga udhëzimi e duke ndjekur qejfet. Kjo formë ligjërimi ndaj të Dërguarit të Allahut صلى الله عليه وسلم tregon sa e kobshme është ndjekja e gjurmëve të pasuesve të Librave të mëparshëm. Allahu e kishte mbrojtur të Dërguarin e Tij nga ndjekja e tyre, por ky ishte paralajmërim për umetin e tij pas tij.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 2
- Numri i fjalëve
- 32
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 22
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 22
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 23
Në cilën sure është ajeti 2:145?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:145?
Xhuzi: 2.
Në cilën faqe është ajeti 2:145?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 22 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 22 · Mushafi Naskh (612 faqe): 23.
Sa fjalë ka ajeti 2:145?
Numri i fjalëve: 32.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:145?
Ajeti 2:145: 129 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:145 në Kuran?
Ajeti 2:145 është ajeti 152 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:145?
Po. Ajeti 2:145 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.