Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:144 البقرة

Ky është ajeti 144 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 151 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 22.

قَدۡ نَرَىٰ تَقَلُّبَ وَجۡهِكَ فِي ٱلسَّمَآءِۖ فَلَنُوَلِّيَنَّكَ قِبۡلَةٗ تَرۡضَىٰهَاۚ فَوَلِّ وَجۡهَكَ شَطۡرَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِۚ وَحَيۡثُ مَا كُنتُمۡ فَوَلُّواْ وُجُوهَكُمۡ شَطۡرَهُۥۗ وَإِنَّ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ لَيَعۡلَمُونَ أَنَّهُ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّهِمۡۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَٰفِلٍ عَمَّا يَعۡمَلُونَ

Ne të pamë ty (Muhamed) që vazhdimisht drejtoje shikimin nga qielli. Mirë pra, Ne do të të kthejmë ty nga kibla që të kënaq ty. Prandaj, ktheje fytyrën tënde nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja)! Dhe kudo që të gjendeni, kthejeni fytyrën tuaj nga ajo anë! Pa dyshim, ata që u është dhënë Libri (Teurati), e dinë se drejtimi nga Qabeja është e vërteta prej Zotit të tyre. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj punëve që ata bëjnë.

2:144 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:144 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:144

Al-Mukhtasar

Ne e kemi parë, o i Dërguar se si ti i ktheje fytyrën dhe vështrimin tënd në drejtim të qiellit, në pritje dhe në kërkim të zbritjes së Shpalljes për çështjen e ndryshimit të kibles andej nga ti dëshiroje. Kështu, Ne po ta mundësojmë ty të kthehesh nga kiblja që ti do e që është Shtëpia e Shenjtë e Allahut, Qabja – në vend të Xhamisë së Shenjtë të Kudsit. Prandaj, ktheje fytyrën në drejtim të Shtëpisë së Shenjtë të Allahut – Qabes, në Mekën e nderuar! Kudo që të jeni ju, o besimtarë, kthehuni nga ajo, kur ju të falni namazin! Atyre që u është dhënë Libri -hebrenj dhe të krishterë e dinë fort mirë se ky ndryshim i kibles është i drejtë dhe i vërtetë, se është urdhër i zbritur prej Krijuesit dhe Rregullatorit të jetës së tyre, sepse kjo gjendet edhe në Librin e tyre. Megjithatë, Allahu nuk është indiferent dhe i pavëmendshëm ndaj asaj që bëjnë refuzuesit e së Vërtetës, përkundrazi Ai Din gjithçka për ta dhe do t’u japë atë që meritojnë.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
2
Numri i fjalëve
34
Mushafi i Medinës (604 faqe)
22
Mushafi IndoPak (610 faqe)
22
Mushafi Naskh (612 faqe)
23
Në cilën sure është ajeti 2:144?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:144?

Xhuzi: 2.

Në cilën faqe është ajeti 2:144?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 22 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 22 · Mushafi Naskh (612 faqe): 23.

Sa fjalë ka ajeti 2:144?

Numri i fjalëve: 34.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:144?

Ajeti 2:144: 144 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:144 në Kuran?

Ajeti 2:144 është ajeti 151 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:144?

Po. Ajeti 2:144 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play