Surja El-Bekare 2:197 البقرة
Ky është ajeti 197 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 204 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 31.
ٱلۡحَجُّ أَشۡهُرٞ مَّعۡلُومَٰتٞۚ فَمَن فَرَضَ فِيهِنَّ ٱلۡحَجَّ فَلَا رَفَثَ وَلَا فُسُوقَ وَلَا جِدَالَ فِي ٱلۡحَجِّۗ وَمَا تَفۡعَلُواْ مِنۡ خَيۡرٖ يَعۡلَمۡهُ ٱللَّهُۗ وَتَزَوَّدُواْ فَإِنَّ خَيۡرَ ٱلزَّادِ ٱلتَّقۡوَىٰۖ وَٱتَّقُونِ يَٰٓأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ
Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar.35 Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet. Ndërkaq, çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!
Shënimet e përkthyesit (1)
- 35 Muajt, kur mund të shkohet për haxhillëk, janë: Sheval, Dhul-Kade dhe Dhul- Hixhe. Vizita mund të bëhet që në ditën e parë të Shevalit, por duhet pritur dita e tetë e Dhul-Hixhes për të filluar haxhillëkun.
2:197 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:197
Al-Mukhtasar
Koha e Haxhit është në muajt e caktuar hënorë, duke filluar me Sheualin dhe duke përfunduar me dhjetëditëshin e Dhul’hixhes. Prandaj, kush ia vë detyrë vetes që të kryejë haxhin në këto muaj apo futet në gjendjen e ihramit, i ndalohen marrëdhëniet seksuale dhe ato që i paraprijnë atyre. Ai duhet t’i rikujtojë vetes se mosbindja ndaj Allahut me kryerjen e gjynaheve është më e rëndë në këtë moment, për shkak kohës dhe të vendit të shenjtë, ku ndodhet. Atij i bëhen haram edhe grindjet e vogla, të cilat shkaktojnë zemërim dhe armiqësi. Çfarëdo të mire që të bëni, Allahu këtë e di e do t’ju shpërblejë për të. Dhe përgatituni për kryerjen e Haxhit duke marrë atë që ju nevojitet (ushqime etj.) dhe dijeni se gjëja më e nevojshme, tek e cila mund të mbështeteni, në të gjitha çështjet e jetës tuaj, është devotshmëria ndaj Allahut të Lartësuar. Për këtë arsye thotë Allahu, m’u frikësoni Mua, duke i zbatuar porositë e Mia e duke iu larguar ndalesave të Mia, o ju që keni logjikë të shëndoshë!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 2
- Numri i fjalëve
- 29
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 31
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 30
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 31
Në cilën sure është ajeti 2:197?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:197?
Xhuzi: 2.
Në cilën faqe është ajeti 2:197?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 31 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 30 · Mushafi Naskh (612 faqe): 31.
Sa fjalë ka ajeti 2:197?
Numri i fjalëve: 29.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:197?
Ajeti 2:197: 118 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:197 në Kuran?
Ajeti 2:197 është ajeti 204 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:197?
Po. Ajeti 2:197 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.