Surja El-Bekare 2:196 البقرة
Ky është ajeti 196 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 203 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 30.
وَأَتِمُّواْ ٱلۡحَجَّ وَٱلۡعُمۡرَةَ لِلَّهِۚ فَإِنۡ أُحۡصِرۡتُمۡ فَمَا ٱسۡتَيۡسَرَ مِنَ ٱلۡهَدۡيِۖ وَلَا تَحۡلِقُواْ رُءُوسَكُمۡ حَتَّىٰ يَبۡلُغَ ٱلۡهَدۡيُ مَحِلَّهُۥۚ فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضًا أَوۡ بِهِۦٓ أَذٗى مِّن رَّأۡسِهِۦ فَفِدۡيَةٞ مِّن صِيَامٍ أَوۡ صَدَقَةٍ أَوۡ نُسُكٖۚ فَإِذَآ أَمِنتُمۡ فَمَن تَمَتَّعَ بِٱلۡعُمۡرَةِ إِلَى ٱلۡحَجِّ فَمَا ٱسۡتَيۡسَرَ مِنَ ٱلۡهَدۡيِۚ فَمَن لَّمۡ يَجِدۡ فَصِيَامُ ثَلَٰثَةِ أَيَّامٖ فِي ٱلۡحَجِّ وَسَبۡعَةٍ إِذَا رَجَعۡتُمۡۗ تِلۡكَ عَشَرَةٞ كَامِلَةٞۗ ذَٰلِكَ لِمَن لَّمۡ يَكُنۡ أَهۡلُهُۥ حَاضِرِي ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ
Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut! Nëse në këtë rrugë pengoheni, atëherë therni kurban, sipas mundësisë, dhe mos i rruani kokat tuaja, derisa të arrijë kurbani në vend! Cilido prej jush që është i sëmurë ose që ka ndonjë plagë në kokë (dhe si i tillë, nuk mund ta rruajë kokën), le ta zëvendësojë me agjërim, lëmoshë ose kurban. Kur të jeni të sigurt (nga armiqtë), ai që prej jush kryen umren deri në haxh, le të therë kurban, sipas mundësisë. Ndërsa ai që nuk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhi; këto janë dhjetë ditë të plota. Kjo është për ata që nuk banojnë në Mekë. Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Ai dënon ashpër.
2:196 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:196
Al-Mukhtasar
Kryejini me rigorozitet Haxhin dhe Umren, duke synuar vetëm kënaqësinë e Allahut të Lartësuar! Nëse gjatë rrugës bllokoheni nga ndonjë sëmundje, armik apo rrethana të tjera që ju pengojnë t’i kryeni këto dy rite, atëherë bëni kurban një kafshë që e keni më të lehtë – deve, lopë a bagëti të imta – në mënyrë që të liroheni nga gjendja e ihramit! Mos e rruani kokën ose mos i shkurtoni flokët, derisa kafsha e caktuar për kurban të mbërrijë në vendin ku lejohet therja e tij! Nëse kafsha e kurbanit pengohet të hyjë në Mekë, atëherë le të theret aty ku e ndalojnë, përndryshe le të theret në Mekë, ditën e Bajramit të Kurbanit ose në tri ditët në vazhdim! E nëse dikush prej jush është i sëmurë, apo ka problem me flokun dhe për këtë arsye e rruan kokën para se të theret kurbani, atëherë kjo nuk përbën shkelje, sepse mjafton që ai ta kompensojë atë ose nëpërmjet agjërimit të tri ditëve, ose duke ushqyer gjashtë veta prej të varfërve të Mekës, ose duke therur një dele e duke ua shpërndarë atë fukarenjve të Mekës. Kush ndihet i sigurt dhe dëshiron që të bëjë një umre para Haxhit (gjatë muajve të Haxhit), duke u liruar kështu nga ndalesat e ihramit gjersa ta veshë atë sërish për të kryer haxhin, le të therë një kurban! Kurbani mund të jetë bagëti e imët (dele ose dhi) për një person ose të mblidhen shtatë vetë e të bëjnë kurban një lopë a një deve. Por nëse nuk gjeni dot kafshë për ta bërë kurban apo nuk keni mundësi financiare, atëherë agjëroni tri ditë gjatë Haxhit dhe shtatë ditë të tjera pasi të ktheheni në familjet tuaja! E kështu bëhen dhjetë ditë të plota. Ky lloj Haxhi që paraprihet nga një umre (haxh temetu) është i ligjëruar vetëm për ata që nuk banojnë në Mekës apo në rrethinat e saj. Prandaj, kijeni frikë Allahun, o njerëz, duke respektuar ligjet dhe kufijtë që Ai ka caktuar! Dhe dijeni se Allahu i ndëshkon ashpër ata që thyejnë urdhrat e Tij!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 2
- Numri i fjalëve
- 73
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 30
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 30
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 31
Në cilën sure është ajeti 2:196?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:196?
Xhuzi: 2.
Në cilën faqe është ajeti 2:196?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 30 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 30 · Mushafi Naskh (612 faqe): 31.
Sa fjalë ka ajeti 2:196?
Numri i fjalëve: 73.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:196?
Ajeti 2:196: 289 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:196 në Kuran?
Ajeti 2:196 është ajeti 203 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:196?
Po. Ajeti 2:196 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.