Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:2 البقرة

Ky është ajeti 2 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 9 nga 6236 në Kuran, xhuzi 1. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 2.

ذَٰلِكَ ٱلۡكِتَٰبُ لَا رَيۡبَۛ فِيهِۛ هُدٗى لِّلۡمُتَّقِينَ

Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim8. Ai është udhërrëfyes9 për të devotshmit,10

Shënimet e përkthyesit (3)
  1. 8 Pra, nuk ka dyshim se ky Libër – Kurani – është Fjala e Allahut. Kurani ndryshon nga shkrimet e tjera të shenjta, sepse çdo shkronjë dhe çdo fjalë e tij është e Zotit dhe se ai është i ruajtur në pastërtinë e vet origjinale.
  2. 9 Pra, Kurani është libër ndriçues që tregon rrugën e drejtë të besimit dhe të sjelljes dhe jo libër letërsie, historie apo shkencash fizike. Edhe pse ai është shkruar në stilin më të lartë letrar në gjuhën arabe, edhe pse përmban të dhëna të sakta historike apo shkencore, para së gjithash ai është një libër i shenjtë që përmban urdhërime, ligje dhe mësime hyjnore, sipas të cilave njerëzit duhet të formojnë jetën e tyre.
  3. 10 “të devotshmit”: ky është përkthimi i fjalës “muttekûn”, e cila fjalë për fjalë do të thotë: “ata që i ruhen Allahut dhe që kanë frikë prej Atij”. Frika prej Allahut nuk është e tillë që ta tmerrojë besimtarin apo ta terrorizojë atë, por është një frikë e përzier me ndjenjën e dashurisë, adhurimit, respektit dhe dorëzimit para Atij. Myslimani qan nga frika prej Allahut, por më së shumti është ëmbëlsia që ndien nga dashuria për Atë, dhe jo ankthi, ajo që ia shkrin zemrën, ia djeg kraharorin dhe e bën që t’i rrjedhin lotët.

2:2 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:2 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:2

Al-Mukhtasar

Ky është Kur'ani madhështor, që nuk dyshohet, qoftë në lidhje me shpalljen e tij, qoftë në lidhje me tekstin apo me kuptimet e tij, sepse ai është Fjala e Allahut, me të cilën udhëzohen të devotshmit për rrugën, që të çon tek Ai.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
1
Numri i fjalëve
7
Mushafi i Medinës (604 faqe)
2
Mushafi IndoPak (610 faqe)
2
Mushafi Naskh (612 faqe)
3
Në cilën sure është ajeti 2:2?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:2?

Xhuzi: 1.

Në cilën faqe është ajeti 2:2?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 2 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 2 · Mushafi Naskh (612 faqe): 3.

Sa fjalë ka ajeti 2:2?

Numri i fjalëve: 7.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:2?

Ajeti 2:2: 26 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:2 në Kuran?

Ajeti 2:2 është ajeti 9 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:2?

Po. Ajeti 2:2 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play