Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:213 البقرة

Ky është ajeti 213 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 220 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 33.

كَانَ ٱلنَّاسُ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ فَبَعَثَ ٱللَّهُ ٱلنَّبِيِّـۧنَ مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ وَأَنزَلَ مَعَهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ لِيَحۡكُمَ بَيۡنَ ٱلنَّاسِ فِيمَا ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِۚ وَمَا ٱخۡتَلَفَ فِيهِ إِلَّا ٱلَّذِينَ أُوتُوهُ مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَتۡهُمُ ٱلۡبَيِّنَٰتُ بَغۡيَۢا بَيۡنَهُمۡۖ فَهَدَى ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لِمَا ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِ مِنَ ٱلۡحَقِّ بِإِذۡنِهِۦۗ وَٱللَّهُ يَهۡدِي مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٍ

Dikur, të gjithë njerëzit përbënin një bashkësi të vetme. Pastaj Allahu u dërgoi profetët me lajme të mira dhe paralajmërime. Bashkë me ata, Ai zbriti edhe Librin me të vërtetën, për t’i gjykuar njerëzit në çështjet për të cilat nuk pajtoheshin. Mirëpo, njerëzit u grindën midis tyre, pasi u erdhën shenjat e qarta, nga zilia që kishin për njëri-tjetrin. Atëherë, me vullnetin e Vet, Allahu i udhëzoi besimtarët që ta kuptonin të vërtetën, lidhur me çështjet për të cilat të tjerët nuk pajtoheshin. Allahu shpie në udhë të drejtë kë të dojë.

2:213 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:213 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:213

Al-Mukhtasar

Në fillim njerëzit kanë qenë të bashkuar në një rrugë të vetme, që ishte feja e babait të tyre, Ademit, derisa shejtanët i përçanë e i çuan në humbje. Dhe më pas njerëzit u ndanë në besimtarë e jobesimtarë. Për këtë arsye, Allahu nisi profetët dhe të dërguarit, të cilët u jepnin lajmin e mirë besimtarëve vepërmirë për shpërblimin që i pret në Xhenet, ndërsa paralajmëronin jobesimtarët për ndëshkimin që i pret në Xhehenem. Të dërguarve Allahu u zbriti Librat hyjnorë me të Vërtetën, për të gjykuar midis njerëzve nëpërmjet tyre. Sa për Teuratin, ata që patën mospajtime rreth tij ishin vetëm njerëzit që u qe dhënë dija, pra judenjtë, ndonëse Allahu ua kishte bërë të qartë me argumente se këtë Libër e kishte shpallur Ai Vetë, prandaj nuk kishte pse të kundërshtoheshin midis tyre padrejtësisht. Në këtë mes, Allahu u dha sukses besimtarëve për ta dalluar të Vërtetën nga e pavërteta, me lejen dhe dëshirën e Tij. Allahu udhëzon kë të dojë në Rrugën e Drejtë, e cila nuk ka dredha dhe kthesa. Ajo është Rruga e imanit.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
2
Numri i fjalëve
49
Mushafi i Medinës (604 faqe)
33
Mushafi IndoPak (610 faqe)
33
Mushafi Naskh (612 faqe)
34
Në cilën sure është ajeti 2:213?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:213?

Xhuzi: 2.

Në cilën faqe është ajeti 2:213?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 33 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 33 · Mushafi Naskh (612 faqe): 34.

Sa fjalë ka ajeti 2:213?

Numri i fjalëve: 49.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:213?

Ajeti 2:213: 211 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:213 në Kuran?

Ajeti 2:213 është ajeti 220 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:213?

Po. Ajeti 2:213 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play