Surja El-Bekare 2:217 البقرة
Ky është ajeti 217 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 224 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 34.
يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلشَّهۡرِ ٱلۡحَرَامِ قِتَالٖ فِيهِۖ قُلۡ قِتَالٞ فِيهِ كَبِيرٞۚ وَصَدٌّ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَكُفۡرُۢ بِهِۦ وَٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ وَإِخۡرَاجُ أَهۡلِهِۦ مِنۡهُ أَكۡبَرُ عِندَ ٱللَّهِۚ وَٱلۡفِتۡنَةُ أَكۡبَرُ مِنَ ٱلۡقَتۡلِۗ وَلَا يَزَالُونَ يُقَٰتِلُونَكُمۡ حَتَّىٰ يَرُدُّوكُمۡ عَن دِينِكُمۡ إِنِ ٱسۡتَطَٰعُواْۚ وَمَن يَرۡتَدِدۡ مِنكُمۡ عَن دِينِهِۦ فَيَمُتۡ وَهُوَ كَافِرٞ فَأُوْلَٰٓئِكَ حَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Të pyesin ty për muajin e shenjtë, për luftën në të. Thuaju: “Luftimi në atë kohë është gjynah i madh, por pengimi i njerëzve prej udhës së Allahut, mohimi i Tij, pengimi i njerëzve nga vizita e Xhamisë së Shenjtë dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë gjynah më i madh tek Allahu. Kurse adhurimi i idhujve është gjynah më i madh se vrasja.” Ata vazhdimisht do të luftojnë kundër jush, që të mund t’ju kthejnë nga besimi juaj. Ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, - veprat e tyre (të mira) do të humbasin në këtë botë dhe në tjetrën. Ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:217 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:217
Al-Mukhtasar
Të pyesin njerëzit, o i Dërguar, në lidhje me luftën në muajt e shenjtë: Dhul’kade, Dhul’hixhe, Muharrem dhe Rexheb. Thuaju atyre se lufta në këta muaj është një gjynah i madh tek Allahu dhe e papranueshme. Edhe ajo që bëjnë idhujtarët, të cilët pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut është po aq e urryer; mirëpo pengimi i besimtarëve nga Xhamia e Shenjtë (Qabja), si dhe dëbimi i banorëve të saj është gjynah më i madh për Allahun, sesa lufta në muajt e shenjtë, madje edhe vetë shirku që ata bëjnë është më i keq sesa lufta. Idhujtarët, me keqbërjen dhe padrejtësinë e tyre, nuk do të reshtin së luftuari ju, o besimtarë, derisa t’ju detyrojnë të hiqni dorë prej fesë tuaj të vërtetë e të ndiqni fenë e tyre të kotë -nëse do mund ta bënin këtë. Veprat e mira të atij nga ju, që heq dorë prej fesë së vet dhe vdes si mohues i Allahut, do të shkatërrohen, e në Botën Tjetër atë nuk e pret tjetër, përveçse Zjarri dhe qëndrimi në të përgjithmonë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 2
- Numri i fjalëve
- 57
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 34
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 34
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 35
Në cilën sure është ajeti 2:217?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:217?
Xhuzi: 2.
Në cilën faqe është ajeti 2:217?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 34 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 34 · Mushafi Naskh (612 faqe): 35.
Sa fjalë ka ajeti 2:217?
Numri i fjalëve: 57.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:217?
Ajeti 2:217: 242 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:217 në Kuran?
Ajeti 2:217 është ajeti 224 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:217?
Po. Ajeti 2:217 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.