Surja El-Bekare 2:219 البقرة
Ky është ajeti 219 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 226 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 34.
۞ يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡخَمۡرِ وَٱلۡمَيۡسِرِۖ قُلۡ فِيهِمَآ إِثۡمٞ كَبِيرٞ وَمَنَٰفِعُ لِلنَّاسِ وَإِثۡمُهُمَآ أَكۡبَرُ مِن نَّفۡعِهِمَاۗ وَيَسۡـَٔلُونَكَ مَاذَا يُنفِقُونَۖ قُلِ ٱلۡعَفۡوَۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمُ ٱلۡأٓيَٰتِ لَعَلَّكُمۡ تَتَفَكَّرُونَ
Të pyesin ty për verën36 dhe kumarin. Thuaju: “Ato sjellin dëme të mëdha (gjynahe), por edhe dobi për njerëzit. Megjithatë, dëmi i tyre është më i madh se dobia”. Të pyesin se çfarë duhet të japin si lëmoshë. Thuaju: “Tepricën!” Ja, kështu jua shpjegon Allahu shpalljet e Tij, që të mund të mendoni
Shënimet e përkthyesit (1)
- 36 Vera nënkupton të gjitha pijet dhe lëndët dehëse.
2:219 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:219
Al-Mukhtasar
Të pyesin sahabët e tu për pijen e verës (e cila përfshin çdo gjë që merr mendjen dhe largon logjikën). Ata të pyesin në lidhje me gjykimin e pirjes, shitjes dhe blerjes së verës. Të pyesin ty edhe për gjykimin për bixhozin (i cili përfshin çdo fitim pasurie kur të dyja palët ofrojnë diçka dhe vetëm njëra e fiton). Thuaju atyre se këto sjellin shumë dëme dhe të këqija, si në anën fetare, ashtu edhe në atë materiale; humb logjika dhe pasuria, futja në armiqësi dhe urrejtje etj. Edhe pse ato mund të kenë pak dobi, siç mund të jetë mundësia për të fituar diçka, dëmi që ato sjellin dhe gjynahu i tyre është shumë më i madh se dobia që ato kanë. Për njeriun e logjikshëm, çdo gjë që ka më shumë dëm sesa dobi, është e mjaftueshme që t’i largohet asaj. Ky sqarim i ardhur prej Allahut ishte fillesa e ndalimit gradual të verës dhe të alkoolit. Të pyesin sahabët edhe se çfarë duhet të japin prej pasurisë së tyre, për kontribut dhe bamirësi. Thuaju: “Prej pasurisë tuaj, jepni atë që tepron pasi të plotësoni nevojat tuaja (gjykimi i parë ky, pas të cilit Allahu e caktoi zekatin si një detyrim për pasuritë specifike me kuota të përcaktuara). Kështu, njëlloj si ky sqarim i plotë, Allahu ju bën të qarta të gjitha dispozitat e fesë, me shpresë se do logjikoni.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 2
- Numri i fjalëve
- 26
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 34
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 34
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 35
Në cilën sure është ajeti 2:219?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:219?
Xhuzi: 2.
Në cilën faqe është ajeti 2:219?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 34 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 34 · Mushafi Naskh (612 faqe): 35.
Sa fjalë ka ajeti 2:219?
Numri i fjalëve: 26.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:219?
Ajeti 2:219: 121 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:219 në Kuran?
Ajeti 2:219 është ajeti 226 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:219?
Po. Ajeti 2:219 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.