Surja El-Bekare 2:220 البقرة
Ky është ajeti 220 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 227 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 35.
فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۗ وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡيَتَٰمَىٰۖ قُلۡ إِصۡلَاحٞ لَّهُمۡ خَيۡرٞۖ وَإِن تُخَالِطُوهُمۡ فَإِخۡوَٰنُكُمۡۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ ٱلۡمُفۡسِدَ مِنَ ٱلۡمُصۡلِحِۚ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَأَعۡنَتَكُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ
për këtë jetë dhe për jetën tjetër. Të pyesin ty për jetimët, thuaju: “T’u bëni mirë atyre është vepër e bukur. Nëse jetoni bashkë me ata, dijeni se janë vëllezërit tuaj. Allahu di ta dallojë keqbërësin prej mirëbërësit. Sikur të donte Allahu, do t’ju detyronte me punë të vështira. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
2:220 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:220
Al-Mukhtasar
Allahu i vendosi këto ligje për ju, që të mendoheni rreth asaj që ju bën mirë juve në këtë botë dhe në Botën Tjetër. Besimtarët të pyesin edhe se çfarë detyrash dhe përgjegjësish kanë për jetimët, si dhe a u lejohet që ta bashkojnë pasurinë e vet me të tyren në shpenzimet për ushqimet dhe banesën? Thuaju atyre se dhënia përparësi jetimëve, duke mos marrë asgjë në këmbim e as duke e përzier pasurinë tuaj me pasurinë e tyre është më e mirë për ju tek Allahu dhe ka shpërblim më të madh, sepse kjo është në dobi të pasurisë së tyre, duke bërë që pasuria e tyre të ruhet vetëm për ta. Megjithatë, nëse ju e bashkoni pasurinë tuaj me pasurinë e tyre për të jetuar dhe banuar etj., atëherë nuk ka ndonjë problem, pasi ata janë vëllezërit tuaj në fe e vëllezërit e ndihmojnë njëri-tjetrin dhe i shërbejnë njëri-tjetrit për nevojat e tyre. Allahu e di se cilët janë ata kujdestarë që dëshirojnë dëmtimin e pasurisë së jetimëve, si dhe kush janë ata që duan ta përmirësojnë. Po të donte Allahu që t’jua vështirësonte përgjegjësinë në lidhje me çështjen e jetimëve, do ta bënte, por Ai – qoftë i Lartësuar – e ka lehtësuar marrëdhënien me ta, sepse ligjet e Tij kanë në themel lehtësimin. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. Ai është i Urtë në krijim, në drejtim dhe në ligjbërje.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 2
- Numri i fjalëve
- 26
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 35
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 35
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 36
Në cilën sure është ajeti 2:220?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:220?
Xhuzi: 2.
Në cilën faqe është ajeti 2:220?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 35 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 35 · Mushafi Naskh (612 faqe): 36.
Sa fjalë ka ajeti 2:220?
Numri i fjalëve: 26.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:220?
Ajeti 2:220: 116 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:220 në Kuran?
Ajeti 2:220 është ajeti 227 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:220?
Po. Ajeti 2:220 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.