Surja El-Bekare 2:232 البقرة
Ky është ajeti 232 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 239 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 37.
وَإِذَا طَلَّقۡتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَبَلَغۡنَ أَجَلَهُنَّ فَلَا تَعۡضُلُوهُنَّ أَن يَنكِحۡنَ أَزۡوَٰجَهُنَّ إِذَا تَرَٰضَوۡاْ بَيۡنَهُم بِٱلۡمَعۡرُوفِۗ ذَٰلِكَ يُوعَظُ بِهِۦ مَن كَانَ مِنكُمۡ يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۗ ذَٰلِكُمۡ أَزۡكَىٰ لَكُمۡ وَأَطۡهَرُۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ وَأَنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ
Kur t’i lini gratë të lira dhe ato të kenë plotësuar kohën e pritjes, mos i pengoni ato që të martohen përsëri me burrat e tyre, nëse merren vesh me të mirë. Kështu këshillohet çdokush prej jush që beson Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo është më e ndershme dhe më e virtytshme. Allahu di, kurse ju nuk dini.
2:232 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:232
Al-Mukhtasar
Nëse ju i keni shkurorëzuar bashkëshortet më pak se tri herë dhe koha e tyre e pritjes ka mbaruar, atëherë nuk keni të drejtë pas kësaj -o ju kujdestarë- që t’i pengoni ato të kthehen përsëri te bashkëshortët e tyre, nëse kjo bëhet me akt të ri martese, nëse ato e dëshirojnë një gjë të tillë e bien dakord përsëri me bashkëshortët e tyre. Këtë gjykim, që përmban ndalesën për t’i penguar ata, e pranon vetëm ai që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit. Kjo do t’jua shtojë edhe më shumë mirësinë e do jetë më e pastër për nderin tuaj dhe larg veprave të ulëta. Allahu e di të vërtetën e çështjeve dhe përfundimin e tyre, ndërsa ju nuk e dini.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 2
- Numri i fjalëve
- 33
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 37
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 37
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 38
Në cilën sure është ajeti 2:232?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:232?
Xhuzi: 2.
Në cilën faqe është ajeti 2:232?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 37 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 37 · Mushafi Naskh (612 faqe): 38.
Sa fjalë ka ajeti 2:232?
Numri i fjalëve: 33.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:232?
Ajeti 2:232: 145 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:232 në Kuran?
Ajeti 2:232 është ajeti 239 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:232?
Po. Ajeti 2:232 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.