Surja El-Bekare 2:231 البقرة
Ky është ajeti 231 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 238 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 37.
وَإِذَا طَلَّقۡتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَبَلَغۡنَ أَجَلَهُنَّ فَأَمۡسِكُوهُنَّ بِمَعۡرُوفٍ أَوۡ سَرِّحُوهُنَّ بِمَعۡرُوفٖۚ وَلَا تُمۡسِكُوهُنَّ ضِرَارٗا لِّتَعۡتَدُواْۚ وَمَن يَفۡعَلۡ ذَٰلِكَ فَقَدۡ ظَلَمَ نَفۡسَهُۥۚ وَلَا تَتَّخِذُوٓاْ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ هُزُوٗاۚ وَٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَمَآ أَنزَلَ عَلَيۡكُم مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِ وَٱلۡحِكۡمَةِ يَعِظُكُم بِهِۦۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ
Kur t’i ndani gratë dhe atyre t’u afrohet fundi i periudhës së pritjes, ose mbajini me të mirë, ose lërini të ikin me të mirë. Dhe mos i mbani ato me qëllim lëndimi, se në këtë mënyrë i bëni padrejtësi vetes. Mos luani me shpalljet e Allahut! Kujtoni begatitë që ju ka dhënë Ai, si dhe Librin (Kuranin) dhe diturinë e hollësishme, që jua ka zbritur për t’ju këshilluar. Kini frikë Allahun dhe ta dini se Allahu është i Dijshëm për çdo gjë!
2:231 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:231
Al-Mukhtasar
Nëse i shkurorëzoni bashkëshortet, kur ato janë në prag të përfundimit të afatit të pritjes, ju keni të drejtë që t’i riktheni ato ose t’i lini me mirësjellje e të mos i riktheni, derisa të përfundojë afati i tyre. Mos i riktheni ato për dashakeqësi, siç bëhej në kohën e injorancës paraislame! Kush e bën një gjë të tillë, me synimin për t’i dëmtuar ato, i ka bërë padrejtësi vetes, duke iu ekspozuar gjynahut dhe ndëshkimit. Mos i merrni porositë e Allahut për objekt talljeje, duke luajtur me to, por kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush, më e madhja e tyre është ajo që ju ka zbritur -Kur'ani dhe Suneti. Këto Allahu jua kujton që t’ju nxisë dhe t’ju paralajmërojë. Prandaj kijani frikën Allahut duke i jetësuar porositë e Tij dhe duke iu shmangur ndalesave të Tij! Dijeni se Allahu di çdo gjë. Atij nuk i fshihet asgjë. Ai do t’ju shpërblejë për veprat tuaja.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 2
- Numri i fjalëve
- 45
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 37
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 37
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 38
Në cilën sure është ajeti 2:231?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:231?
Xhuzi: 2.
Në cilën faqe është ajeti 2:231?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 37 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 37 · Mushafi Naskh (612 faqe): 38.
Sa fjalë ka ajeti 2:231?
Numri i fjalëve: 45.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:231?
Ajeti 2:231: 202 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:231 në Kuran?
Ajeti 2:231 është ajeti 238 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:231?
Po. Ajeti 2:231 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.