Surja El-Bekare 2:233 البقرة
Ky është ajeti 233 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 240 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 37.
۞ وَٱلۡوَٰلِدَٰتُ يُرۡضِعۡنَ أَوۡلَٰدَهُنَّ حَوۡلَيۡنِ كَامِلَيۡنِۖ لِمَنۡ أَرَادَ أَن يُتِمَّ ٱلرَّضَاعَةَۚ وَعَلَى ٱلۡمَوۡلُودِ لَهُۥ رِزۡقُهُنَّ وَكِسۡوَتُهُنَّ بِٱلۡمَعۡرُوفِۚ لَا تُكَلَّفُ نَفۡسٌ إِلَّا وُسۡعَهَاۚ لَا تُضَآرَّ وَٰلِدَةُۢ بِوَلَدِهَا وَلَا مَوۡلُودٞ لَّهُۥ بِوَلَدِهِۦۚ وَعَلَى ٱلۡوَارِثِ مِثۡلُ ذَٰلِكَۗ فَإِنۡ أَرَادَا فِصَالًا عَن تَرَاضٖ مِّنۡهُمَا وَتَشَاوُرٖ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡهِمَاۗ وَإِنۡ أَرَدتُّمۡ أَن تَسۡتَرۡضِعُوٓاْ أَوۡلَٰدَكُمۡ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ إِذَا سَلَّمۡتُم مَّآ ءَاتَيۡتُم بِٱلۡمَعۡرُوفِۗ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ
Nënat le t’u japin gji fëmijëve të tyre dy vjet, për ata që duan t’ia plotësojnë dhënien e gjirit. Babai i fëmijës ka për detyrë, sipas mundësisë së tij, që t’i sigurojë si duhet ushqim dhe veshmbathje. Nuk ngarkohet askush përtej mundësisë që ka: nëna le të mos dëmtohet për shkak të fëmijës së saj e as babai të mos dëmtohet për shkak të tij. Edhe trashëgimtari ka të njëjtat detyrime për të gjitha këto. Por, nëse pas këshillimit, ata vendosin me pëlqim të ndërsjellë që ta ndajnë fëmijën nga gjiri, kjo nuk është gjynah për ata. Po ashtu, nuk është gjynah për ju nëse doni t’i gjeni fëmijës suaj ndonjë mëndeshë, me kusht që t’ia jepni atë që e keni menduar, sipas rregullave. Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Allahu i sheh mirë të gjitha punët që bëni ju.
2:233 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:233
Al-Mukhtasar
Nënat duhet që t’u japin gji fëmijëve të tyre dy vite të plota. Ky përcaktim dyvjeçar është për atë që dëshiron që ta plotësojë kohën e plotë të gjidhënies. Ndërsa për babain e fëmijës është detyrim shpenzimi për nevojat e nënës, me të cilën është ndarë, si dhe veshmbathja e tyre -aq sa është e njohur në popull e pa rënë ndesh me dispozitat fetare. Allahu nuk e ngarkon asnjë më shumë sesa ka gjendje dhe mundësi. Nuk është e lejuar për asnjërin prej prindërve që ta përdorë fëmijën si një mënyrë për të dëmtuar tjetrin. Ata që trashëgojnë fëmijën -nëse i vdes i ati pa lënë pasuri- do të jenë përgjegjës, për të njëjtat detyrime si ato të babait. Nëse të dy prindërit bien në një mendje që t’ia ndërpresin gjirin fëmijës para se të plotësohet dyvjetëshi, nuk do të kenë ndonjë gjynah për këtë, nëse kjo është vendosur pas konsultimit me njëri-tjetrin, pëlqimit të të dyve dhe është në dobi të fëmijës. Nëse ju dëshironi të gjeni për fëmijën tuaj gjidhënëse tjetër, përveç nënës biologjike, nuk do të keni ndonjë gjynah nëse ju e paguani me mirësjellje atë, pa mangësi e pa ia zvarritur pagesën. Kijani frikën Allahut duke i vënë në jetë porositë e Tij dhe duke u larguar prej ndalesave të Tij, dhe dijeni se Allahu është Vëzhgues i veprimeve tuaja; Atij nuk i fshihet asgjë prej tyre dhe Ai do t’ju shpërblejë për çdo gjë që keni bërë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 2
- Numri i fjalëve
- 64
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 37
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 38
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 39
Në cilën sure është ajeti 2:233?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:233?
Xhuzi: 2.
Në cilën faqe është ajeti 2:233?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 37 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 38 · Mushafi Naskh (612 faqe): 39.
Sa fjalë ka ajeti 2:233?
Numri i fjalëve: 64.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:233?
Ajeti 2:233: 284 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:233 në Kuran?
Ajeti 2:233 është ajeti 240 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:233?
Po. Ajeti 2:233 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.