Surja El-Bekare 2:235 البقرة
Ky është ajeti 235 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 242 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 38.
وَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ فِيمَا عَرَّضۡتُم بِهِۦ مِنۡ خِطۡبَةِ ٱلنِّسَآءِ أَوۡ أَكۡنَنتُمۡ فِيٓ أَنفُسِكُمۡۚ عَلِمَ ٱللَّهُ أَنَّكُمۡ سَتَذۡكُرُونَهُنَّ وَلَٰكِن لَّا تُوَاعِدُوهُنَّ سِرًّا إِلَّآ أَن تَقُولُواْ قَوۡلٗا مَّعۡرُوفٗاۚ وَلَا تَعۡزِمُواْ عُقۡدَةَ ٱلنِّكَاحِ حَتَّىٰ يَبۡلُغَ ٱلۡكِتَٰبُ أَجَلَهُۥۚ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا فِيٓ أَنفُسِكُمۡ فَٱحۡذَرُوهُۚ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ حَلِيمٞ
Nuk është gjynah për ju nëse grave të tilla u jepni shenjë se do t’i kërkoni apo nëse këtë qëllim e fshihni në shpirtin tuaj. Allahu e di se do të mendoni për ato, por mos u premtoni atyre fshehurazi, vetëm nëse bisedoni me to ndershmërisht. Dhe mos vendosni për martesë para se të kalojë afati i paraparë i pritjes. Ta dini se Allahu e di ç’ka në zemrat tuaja, andaj ruajuni prej Tij. Dhe ta dini se Allahu është Falës i madh dhe i Butë.
2:235 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:235
Al-Mukhtasar
Po ashtu, nuk është gjynah për ju, o besimtarë, nëse ia shprehni tërthorazi, jo drejtëpërsëdrejti propozimin një gruaje për martesë, pasi i ka vdekur burri ose pas ndarjes përfundimtare, për shembull: “Kur të përfundojë kohëpritja jote, më thuaj!” Nuk konsiderohet gjynah ajo ndjenjë, që ju fshihni në veten tuaj për të, për t’u martuar me të në mënyrë të rregullt pas përfundimit të kohëpritjes së saj. Allahu e di se ju do t'i kujtoni ato, nga dëshira e zjarrtë që keni për to. Prandaj edhe ua lejoi mënyrën e tërthortë e jo të drejtpërdrejtë. Dhe kini kujdes e mos shkëmbeni premtime në fshehtësi, kur ato janë në periudhën e pritjes, përveçse në atë mënyrë që është e pranuar, e që është mënyra e tërthortë dhe mos e lidhni aktin martesor gjatë kohëpritjes së tyre! Allahu e di atë që ju ndieni në shpirt, në lidhje me atë që Ai jua lejoi dhe atë që jua ndaloi. Prandaj kini kujdes e mos i kundërshtoni urdhrat e Tij! Dijeni se Allahu është Falës për atë që pendohet dhe i Butë ndaj robve të Vet, duke mos ua përshpejtuar ndëshkimin.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 2
- Numri i fjalëve
- 47
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 38
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 38
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 39
Në cilën sure është ajeti 2:235?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:235?
Xhuzi: 2.
Në cilën faqe është ajeti 2:235?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 38 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 38 · Mushafi Naskh (612 faqe): 39.
Sa fjalë ka ajeti 2:235?
Numri i fjalëve: 47.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:235?
Ajeti 2:235: 199 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:235 në Kuran?
Ajeti 2:235 është ajeti 242 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:235?
Po. Ajeti 2:235 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.