Surja El-Bekare 2:246 البقرة
Ky është ajeti 246 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 253 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 40.
أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلۡمَلَإِ مِنۢ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ مِنۢ بَعۡدِ مُوسَىٰٓ إِذۡ قَالُواْ لِنَبِيّٖ لَّهُمُ ٱبۡعَثۡ لَنَا مَلِكٗا نُّقَٰتِلۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۖ قَالَ هَلۡ عَسَيۡتُمۡ إِن كُتِبَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡقِتَالُ أَلَّا تُقَٰتِلُواْۖ قَالُواْ وَمَا لَنَآ أَلَّا نُقَٰتِلَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَقَدۡ أُخۡرِجۡنَا مِن دِيَٰرِنَا وَأَبۡنَآئِنَاۖ فَلَمَّا كُتِبَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقِتَالُ تَوَلَّوۡاْ إِلَّا قَلِيلٗا مِّنۡهُمۡۚ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِٱلظَّٰلِمِينَ
A nuk e ke dëgjuar ti (o Muhamed) se çfarë i tha paria e bijve të Israilit, pas Musait, një profeti të tyre? I tha: “Na dërgo një mbret, që të luftojmë në rrugën e Allahut!” - Profeti u tha: “Po sikur të mos luftoni kur të shpallet lufta?” Ata thanë: “E përse të mos luftojmë në rrugën e Allahut, ne që jemi dëbuar nga atdheu ynë dhe jemi ndarë nga fëmijët tanë?!” Mirëpo, kur u urdhëruan të luftojnë, ata nuk luftuan, me përjashtim të një pakice. Allahu i njeh mirë keqbërësit.
2:246 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:246
Al-Mukhtasar
A nuk të ka ardhur dija, o i Dërguar, për parinë e Bijve të Izraelit pas kohës së Musaitعليه السلام, kur ata i thanë profetit të tyre: “Cakto për ne një mbret, që të luftojmë bashkë me të në rrugë të Allahut!” Profeti u tha: “Ndoshta Allahu jua bën detyrim luftën dhe ju nuk do të luftoni në Rrugë të Allahut!” Ata iu përgjigjen duke e refuzuar përshtypjen e tij: “ Çfarë mund të na pengojë ne që të luftojmë në Rrugë të Allahut, kur ka shumë arsye që na shtyjnë për këtë? Armiqtë tanë na dëbuan prej Tokës sonë dhe na i morën peng fëmijët, prandaj ne do të luftojmë për të rimarrë Tokën tonë dhe të lirojmë pengjet tona.” Kur Allahu ua bëri detyrim luftën, ata u sprapsën, duke mos iu përmbajtur premtimit, përveç një pakice të tyre. Allahu i njeh shumë mirë refuzuesit e urdhrit të Tij dhe shkelësit e besës me Të, e do t’u japë atë që meritojnë për këtë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 2
- Numri i fjalëve
- 54
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 40
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 40
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 41
Në cilën sure është ajeti 2:246?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:246?
Xhuzi: 2.
Në cilën faqe është ajeti 2:246?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 40 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 40 · Mushafi Naskh (612 faqe): 41.
Sa fjalë ka ajeti 2:246?
Numri i fjalëve: 54.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:246?
Ajeti 2:246: 211 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:246 në Kuran?
Ajeti 2:246 është ajeti 253 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:246?
Po. Ajeti 2:246 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.