Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:249 البقرة

Ky është ajeti 249 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 256 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 41.

فَلَمَّا فَصَلَ طَالُوتُ بِٱلۡجُنُودِ قَالَ إِنَّ ٱللَّهَ مُبۡتَلِيكُم بِنَهَرٖ فَمَن شَرِبَ مِنۡهُ فَلَيۡسَ مِنِّي وَمَن لَّمۡ يَطۡعَمۡهُ فَإِنَّهُۥ مِنِّيٓ إِلَّا مَنِ ٱغۡتَرَفَ غُرۡفَةَۢ بِيَدِهِۦۚ فَشَرِبُواْ مِنۡهُ إِلَّا قَلِيلٗا مِّنۡهُمۡۚ فَلَمَّا جَاوَزَهُۥ هُوَ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ قَالُواْ لَا طَاقَةَ لَنَا ٱلۡيَوۡمَ بِجَالُوتَ وَجُنُودِهِۦۚ قَالَ ٱلَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُم مُّلَٰقُواْ ٱللَّهِ كَم مِّن فِئَةٖ قَلِيلَةٍ غَلَبَتۡ فِئَةٗ كَثِيرَةَۢ بِإِذۡنِ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ مَعَ ٱلصَّٰبِرِينَ

Kur Taluti u nis për luftë bashkë me ushtrinë, u tha atyre: “Allahu do t’ju provojë me një lumë. Kush pi ujë në të, nuk është ushtari im. Ndërsa kush nuk pi ujë në të ose kënaqet vetëm me një grusht ujë, është ushtari im”43. Por të gjithë pinë, përveç një pakice. Pasi ai me ata (ushtarë) që ishin besimtarë kaluan lumin, shumë prej tyre thanë: “Ne sot nuk kemi fuqi të luftojmë me Xhalutin dhe ushtrinë e tij”. Por ata që ishin të bindur se do të takoheshin me Allahun, thanë: “Sa herë, me ndihmën e Allahut, një ushtri e vogël ka ngadhënjyer mbi një ushtri të madhe! Allahu është me të durueshmit”.

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 43 Përballë kundërshtimeve që ishin bërë në lidhje me emërimin e tij si mbret, Taluti kishte nevojë të verifikonte shkallën e besnikërisë dhe të bindjes së ushtarëve të tij. Kësisoj, prova e ujit kishte për qëllim të zbulonte pranimin nga ana e bijve të Israilit, të vullnetit të Allahut, i Cili, përmes Profetit të Vet Samuel, kishte caktuar Talutin si mbretin e tyre.

2:249 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:249 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:249

Al-Mukhtasar

Kur Taluti bashkë me ushtrinë e vet doli jashtë vendbanimeve, u tha atyre: “Allahu ju ka vënë në provë me një lumë; kush pi prej tij, ai nuk është në rrugën time e nuk mund të më shoqërojë mua në luftë; ndërsa kush nuk pi prej tij, ai është në rrugën time dhe mund të më shoqërojë mua në luftë, përveç atij që është i detyruar që të pijë vetëm një grusht ujë, sepse kjo nuk përbën problem për të.” Por, në fakt, e tërë ushtria piu ujë në atë lumë, përveç një pakice, të cilët duruan, edhe pse kishin etje të madhe. Kur Taluti bashkë me besimtarët kaluan lumin, disa prej ushtrisë së tij thanë: “Ne sot nuk kemi fuqi që të luftojmë me Xhalutin dhe ushtrinë e tij” Mirëpo, menjëherë aty, ata që ishin të bindur për takimin me Allahun Ditën e Gjykimit, thanë: “Sa e sa grupe besimtare, të vogla në numër, kanë mundur grupe jobesimtare, të mëdha në numër, me lejen dhe ndihmën e Allahut”, sepse faktori vendimtar është ndihma që vjen prej imanit dhe jo numri. Allahu është me robtë e Vet durimtarë dhe i mbështet e i ndihmon.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
2
Numri i fjalëve
60
Mushafi i Medinës (604 faqe)
41
Mushafi IndoPak (610 faqe)
41
Mushafi Naskh (612 faqe)
42
Në cilën sure është ajeti 2:249?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:249?

Xhuzi: 2.

Në cilën faqe është ajeti 2:249?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 41 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 41 · Mushafi Naskh (612 faqe): 42.

Sa fjalë ka ajeti 2:249?

Numri i fjalëve: 60.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:249?

Ajeti 2:249: 240 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:249 në Kuran?

Ajeti 2:249 është ajeti 256 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:249?

Po. Ajeti 2:249 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play