Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:266 البقرة

Ky është ajeti 266 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 273 nga 6236 në Kuran, xhuzi 3. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 45.

أَيَوَدُّ أَحَدُكُمۡ أَن تَكُونَ لَهُۥ جَنَّةٞ مِّن نَّخِيلٖ وَأَعۡنَابٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ لَهُۥ فِيهَا مِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِ وَأَصَابَهُ ٱلۡكِبَرُ وَلَهُۥ ذُرِّيَّةٞ ضُعَفَآءُ فَأَصَابَهَآ إِعۡصَارٞ فِيهِ نَارٞ فَٱحۡتَرَقَتۡۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمُ ٱلۡأٓيَٰتِ لَعَلَّكُمۡ تَتَفَكَّرُونَ

A dëshiron ndonjëri nga ju që, duke qenë i moshuar e me fëmijë të mitur e të pambrojtur, kopshti i tij plot palma hurmash, vreshta e gjithfarë lloje frutash dhe i ujitur nga lumenj rrjedhës, të digjet nga një stuhi zjarri?! Ja, kështu Allahu jua shpjegon shpalljet e Tij, me qëllim që të mendoni.

2:266 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:266 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:266

Al-Mukhtasar

Pastaj Allahu i Lartësuar sjell një shembull tjetër, për atë që jep vetëm sa për t’u dukur:

A dëshironi të kishit një kopsht me palma hurmash dhe hardhi rrushi, në mes të të cilit të rridhte ujë i pijshëm, në të të kishte çdo lloj fruti të preferuar, por vetë të ishit plakur, të mos kishit mundësi të punonit e të fitonit, të ishit me fëmijë të vegjël, që nuk kanë mundësi të punojnë e papritur, kopshtin ta godiste një erë e fuqishme me zjarr, që ta digjte të gjithin në një kohë, kur do të kishit më shumë nevojë për të? Si ky njeri është edhe ai që e jep pasurinë e vet veç sa për t’u dukur dhe shkon tek Allahu në Ditën e Gjykimit pa asnjë të mirë, në një kohë kur ai ka nevojë më shumë se çdoherë tjetër për vepra të mira. Kështu jua sqaron Allahu të mirën tuaj, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Botën Tjetër, që ju të mendoni rreth saj.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
3
Numri i fjalëve
35
Mushafi i Medinës (604 faqe)
45
Mushafi IndoPak (610 faqe)
45
Mushafi Naskh (612 faqe)
46
Në cilën sure është ajeti 2:266?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:266?

Xhuzi: 3.

Në cilën faqe është ajeti 2:266?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 45 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 45 · Mushafi Naskh (612 faqe): 46.

Sa fjalë ka ajeti 2:266?

Numri i fjalëve: 35.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:266?

Ajeti 2:266: 145 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:266 në Kuran?

Ajeti 2:266 është ajeti 273 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:266?

Po. Ajeti 2:266 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play