Surja El-Bekare 2:265 البقرة
Ky është ajeti 265 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 272 nga 6236 në Kuran, xhuzi 3. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 45.
وَمَثَلُ ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمۡوَٰلَهُمُ ٱبۡتِغَآءَ مَرۡضَاتِ ٱللَّهِ وَتَثۡبِيتٗا مِّنۡ أَنفُسِهِمۡ كَمَثَلِ جَنَّةِۭ بِرَبۡوَةٍ أَصَابَهَا وَابِلٞ فَـَٔاتَتۡ أُكُلَهَا ضِعۡفَيۡنِ فَإِن لَّمۡ يُصِبۡهَا وَابِلٞ فَطَلّٞۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٌ
Ata që shpenzojnë pasurinë e vet, për të kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe që e forcojnë veten me punë të mira, shëmbëllejnë me një kopsht të mbjellë në rrafshnaltë, në të cilin bie shi i bollshëm, andaj jep fruta dyfish. Nëse nuk i bie shi i bollshëm, i bie shi i imët që i mjafton. Allahu i sheh mirë punët që bëni ju.
2:265 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:265
Al-Mukhtasar
Ndërsa besimtarët, të cilët japin prej pasurisë së tyre duke kërkuar me këtë kënaqësinë e Allahut, - duke qenë të qetë shpirtërisht sepse ajo që ua ka premtuar Allahu për dhënien e sadakasë me dëshirë, është e vërtetë, - janë si rasti i një kopshti në një vend të ngritur e të përshtatshëm, të cilin e ujit shiu mjaftueshëm dhe ai jep prodhime të bollshme. Atij i mjafton edhe një shi i lehtë, për shkak të tokës pjellore. Kështu janë edhe sadakatë e të sinqertëve. Allahu i pranon dhe e shumëfishon shpërblimin për to, edhe nëse ato janë modeste. Allahu është Vështrues i asaj që bëni dhe Atij nuk i fshihet asgjë e të sinqertëve dhe as e atyre që veprojnë sa për sy e faqe. Secilin prej tyre do ta shpërblejë siç e meriton.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 3
- Numri i fjalëve
- 27
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 45
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 45
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 46
Në cilën sure është ajeti 2:265?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:265?
Xhuzi: 3.
Në cilën faqe është ajeti 2:265?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 45 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 45 · Mushafi Naskh (612 faqe): 46.
Sa fjalë ka ajeti 2:265?
Numri i fjalëve: 27.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:265?
Ajeti 2:265: 123 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:265 në Kuran?
Ajeti 2:265 është ajeti 272 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:265?
Po. Ajeti 2:265 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.