Surja El-Hashr 59:2 الحشر
Ky është ajeti 2 nga 24 i sures El-Hashr, ajeti 5128 nga 6236 në Kuran, xhuzi 28. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 545.
هُوَ ٱلَّذِيٓ أَخۡرَجَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ مِن دِيَٰرِهِمۡ لِأَوَّلِ ٱلۡحَشۡرِۚ مَا ظَنَنتُمۡ أَن يَخۡرُجُواْۖ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُم مَّانِعَتُهُمۡ حُصُونُهُم مِّنَ ٱللَّهِ فَأَتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِنۡ حَيۡثُ لَمۡ يَحۡتَسِبُواْۖ وَقَذَفَ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلرُّعۡبَۚ يُخۡرِبُونَ بُيُوتَهُم بِأَيۡدِيهِمۡ وَأَيۡدِي ٱلۡمُؤۡمِنِينَ فَٱعۡتَبِرُواْ يَٰٓأُوْلِي ٱلۡأَبۡصَٰرِ
Është Ai, që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan midis ithtarëve të Librit në kohën e dëbimit të parë.357 Ju nuk mendonit se ata do të iknin, kurse ata mendonin se fortesat e tyre do t’i mbronin prej Allahut. Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e pritnin, duke mbjellë në zemrat e tyre frikën, e cila bëri që ata t’i shkatërronin shtëpitë e veta me duart e tyre, si dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, mësoni nga kjo, o ju largpamës!
Shënimet e përkthyesit (1)
- 357 Vargu aludon për dëbimin e fisit hebre Beni Nadir nga rrethinat e Medinës. Shkak për këtë ishte shkelja që këta i bënë marrëveshjes që kishin me muslimanët e Medinës për mossulmim.
59:2 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 59:2
Al-Mukhtasar
Allahu është Ai, që i përzuri prej shtëpive të veta, ata që e mohuan e komplotuan, madje edhe për vrasjen e të Dërguarit të Tij. Ata ishin hebrenjtë e Beni Nedirit –ndjekës të Librit të mëparshëm. Ky ishte dëbimi i parë i tyre, pas të cilit do të dëboheshin edhe të tjerët, derisa të pastrohej Medina prej pabesisë e intrigave të tyre. Ju kurrë nuk e keni menduar se ata do të nxirreshin ndonjëherë prej rrethinave tuaja, për shkak të fuqisë së tyre ushtarake dhe pasurisë së madhe që ata zotëronin. Madje dhe vetë ata nuk e mendonin kurrë diçka të tillë. Ata mendonin me siguri se kështjellat e tyre kishin për t’i mbrojtur jo vetëm prej muslimanëve, por edhe nga ndëshkimi i Allahut. Mirëpo Allahu ua solli dënimin atyre nga ajo anë që ata as nuk e prisnin e as që e llogarisnin. Ai futi në zemrat e tyre frikën dhe tmerrin, duke i bërë ata që t’i shkatërronin shtëpitë e veta me duart e tyre e me duart e besimtarëve. Kjo me qëllim që të mos mendonin të ktheheshin më në ato vise e në to të mos banonin as besimtarët. Shihni e merrni mësim, pra, o ju të zotët e mendjes e të urtësisë, nëse nxirrni mësime nga ajo që shihni. Thirrini mendjes që të mos ju ndodhë edhe juve siç u ndodhi atyre!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 28
- Numri i fjalëve
- 40
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 545
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 545
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 546
Në cilën sure është ajeti 59:2?
Surja El-Hashr (الحشر). Surja 59 nga 114 · 24 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 59:2?
Xhuzi: 28.
Në cilën faqe është ajeti 59:2?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 545 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 545 · Mushafi Naskh (612 faqe): 546.
Sa fjalë ka ajeti 59:2?
Numri i fjalëve: 40.
Sa shkronja arabe ka ajeti 59:2?
Ajeti 59:2: 181 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 59:2 në Kuran?
Ajeti 59:2 është ajeti 5,128 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Hashr?
Surja El-Hashr ka 24 ajete. Është surja numër 59 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Hashr është mekase apo medinase?
Surja El-Hashr klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 59:2?
Po. Ajeti 59:2 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Hashr?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 24 ajetet dhe 445 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.