Surja El-Kehf 18:17 الكهف
Ky është ajeti 17 nga 110 i sures El-Kehf, ajeti 2157 nga 6236 në Kuran, xhuzi 15. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 295.
۞ وَتَرَى ٱلشَّمۡسَ إِذَا طَلَعَت تَّزَٰوَرُ عَن كَهۡفِهِمۡ ذَاتَ ٱلۡيَمِينِ وَإِذَا غَرَبَت تَّقۡرِضُهُمۡ ذَاتَ ٱلشِّمَالِ وَهُمۡ فِي فَجۡوَةٖ مِّنۡهُۚ ذَٰلِكَ مِنۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِۗ مَن يَهۡدِ ٱللَّهُ فَهُوَ ٱلۡمُهۡتَدِۖ وَمَن يُضۡلِلۡ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ وَلِيّٗا مُّرۡشِدٗا
Ti (o Muhamed) do ta kishe parë Diellin kur lindte, se si anohej nga e djathta e shpellës së tyre dhe, kur perëndonte, ata i linte në anën e majtë, ndërkohë që ata gjendeshin në mesin e saj.183 Kjo është nga shenjat e Allahut. Sa për atë, që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, pikërisht ai është i udhëzuari. E sa për atë, që Ai e lë në humbje, ti, me siguri, nuk do të mund t’i gjesh mbrojtës që ta udhëzojë.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 183 Pra, Allahu e kishte bërë diellin të lëvizte në mënyrë të atillë, që rrezet e tij, të mos hynin në shpellë, për të mos e nxehur shumë atë.
18:17 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 18:17
Al-Mukhtasar
Kur ata e kryen këtë dhe hynë në shpellë, Allahu u dha një gjumë të thellë dhe i mbrojti ata prej armikut të tyre; madje do shihje se si edhe Dielli që lindte nga lindja e vet, anonte nga krahu i djathtë i hyrjes së shpellës, ndërsa kur ai drejtohej për në perëndimin e vet, humbiste nga ana e majtë e saj, duke mos u rënë drejtpërdrejte t’i dëmtonte nxehtësia e tij, por që të ishin gjithmonë në hije (konstante), në një shpellë të gjerë, që mund të ajrosej mjaftueshëm për ta, aq sa kishin nevojë. Kjo që u ndodhi atyre: të strehuarit në shpellë, gjumi, shmangia e Diellit prej tyre, përshtatja e vendit dhe shpëtimi prej popullit të vet, ishin prej çudirave të krijimit të Allahut, që tregojnë rreth Fuqisë së Tij. Prandaj, atij që Allahu ia mundëson rrugën e udhëzimit, i tilli është vërtet i udhëzuar, ndërsa atë që Ai e lë të humbur, atë e ka poshtëruar. Dhe për të nuk do të gjesh, o i Dërguar, asnjë ndihmues që do ta ndihmonte për ta gjetur udhëzimin e as që do mund ta drejtonte për tek ai, pasi udhëzimi është (përzgjedhje) vetëm në Dorën e Allahut e nuk është as në dorën e atij vetë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 15
- Numri i fjalëve
- 34
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 295
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 294
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 295
Në cilën sure është ajeti 18:17?
Surja El-Kehf (الكهف). Surja 18 nga 114 · 110 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 18:17?
Xhuzi: 15.
Në cilën faqe është ajeti 18:17?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 295 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 294 · Mushafi Naskh (612 faqe): 295.
Sa fjalë ka ajeti 18:17?
Numri i fjalëve: 34.
Sa shkronja arabe ka ajeti 18:17?
Ajeti 18:17: 126 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 18:17 në Kuran?
Ajeti 18:17 është ajeti 2,157 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Kehf?
Surja El-Kehf ka 110 ajete. Është surja numër 18 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Kehf është mekase apo medinase?
Surja El-Kehf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 18:17?
Po. Ajeti 18:17 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Kehf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 110 ajetet dhe 1,579 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.