Surja El-Kehf 18:22 الكهف
Ky është ajeti 22 nga 110 i sures El-Kehf, ajeti 2162 nga 6236 në Kuran, xhuzi 15. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 296.
سَيَقُولُونَ ثَلَٰثَةٞ رَّابِعُهُمۡ كَلۡبُهُمۡ وَيَقُولُونَ خَمۡسَةٞ سَادِسُهُمۡ كَلۡبُهُمۡ رَجۡمَۢا بِٱلۡغَيۡبِۖ وَيَقُولُونَ سَبۡعَةٞ وَثَامِنُهُمۡ كَلۡبُهُمۡۚ قُل رَّبِّيٓ أَعۡلَمُ بِعِدَّتِهِم مَّا يَعۡلَمُهُمۡ إِلَّا قَلِيلٞۗ فَلَا تُمَارِ فِيهِمۡ إِلَّا مِرَآءٗ ظَٰهِرٗا وَلَا تَسۡتَفۡتِ فِيهِم مِّنۡهُمۡ أَحَدٗا
Do të thonë: “Ata ishin tre veta e qeni i tyre ishte i katërti”. Disa do të thonë: “Ata ishin pesë veta e qeni i tyre ishte i gjashti”, duke hamendësuar për atë që është e fshehtë; kurse të tjerë do të thonë: “Ata ishin shtatë veta e qeni i tyre ishte i teti”. Thuaj (o Muhamed): “Zoti im e di më mirë numrin e tyre. Vetëm pak veta dinë diçka rreth tyre”. Dhe mos polemizo rreth tyre, përveçse në mënyrë të përciptë dhe për ata mos pyet askënd!
18:22 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 18:22
Al-Mukhtasar
Disa prej të thelluarve në këtë tregim do ta diskutojnë numrin e tyre, duke thënë: “Ishin tre dhe i katërti i tyre ishte qeni.” Të tjerë do të thonë: “Ishin pesë dhe i gjashti i tyre ishte qeni.” Të dyja grupet i thonë këto duke u mbështetur në hamendje dhe në asnjë argument. Mirëpo ka edhe prej atyre që thonë: “Ata ishin shtatë dhe qeni i tyre ishte i teti.” Gjithsesi, thuaju, o i Dërguar: “Zoti im e di më mirë se sa ishte numri i tyre. Numrin e tyre nuk e di kush tjetër përveç një pakice, që Allahu ua mundësoi ta dinë.” Pas kësaj, mos diskuto më në lidhje me numrin e as të Vërtetën e tyre, qoftë me pasuesit e Librit të mëparshëm e qoftë me këdo tjetër, përveçse në mënyrë sipërfaqësore, duke mos u thelluar në të më shumë se ajo që të zbriti nga shpallja për qështjen e tyre, e as mos pyet asnjë prej tyre (pasuesve të Librit) në lidhje me detajet, pasi ata nuk kanë dije në lidhje me këtë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 15
- Numri i fjalëve
- 33
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 296
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 295
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 296
Në cilën sure është ajeti 18:22?
Surja El-Kehf (الكهف). Surja 18 nga 114 · 110 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 18:22?
Xhuzi: 15.
Në cilën faqe është ajeti 18:22?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 296 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 295 · Mushafi Naskh (612 faqe): 296.
Sa fjalë ka ajeti 18:22?
Numri i fjalëve: 33.
Sa shkronja arabe ka ajeti 18:22?
Ajeti 18:22: 149 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 18:22 në Kuran?
Ajeti 18:22 është ajeti 2,162 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Kehf?
Surja El-Kehf ka 110 ajete. Është surja numër 18 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Kehf është mekase apo medinase?
Surja El-Kehf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 18:22?
Po. Ajeti 18:22 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Kehf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 110 ajetet dhe 1,579 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.