Kalo te përmbajtja

Surja El-Kehf 18:21 الكهف

Ky është ajeti 21 nga 110 i sures El-Kehf, ajeti 2161 nga 6236 në Kuran, xhuzi 15. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 296.

وَكَذَٰلِكَ أَعۡثَرۡنَا عَلَيۡهِمۡ لِيَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ وَأَنَّ ٱلسَّاعَةَ لَا رَيۡبَ فِيهَآ إِذۡ يَتَنَٰزَعُونَ بَيۡنَهُمۡ أَمۡرَهُمۡۖ فَقَالُواْ ٱبۡنُواْ عَلَيۡهِم بُنۡيَٰنٗاۖ رَّبُّهُمۡ أَعۡلَمُ بِهِمۡۚ قَالَ ٱلَّذِينَ غَلَبُواْ عَلَىٰٓ أَمۡرِهِمۡ لَنَتَّخِذَنَّ عَلَيۡهِم مَّسۡجِدٗا

Dhe kështu, Ne bëmë që ata të zbuloheshin, me qëllim që të dihej se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe, që të mos ketë asnjë dyshim për Orën (e Kiametit, se ajo do të vijë). Kur ata (banorët e qytetit) po haheshin me njëri-tjetrin për këtë rast, disa thoshin: “Ndërtojini atyre (në hyrje të shpellës) një ndërtesë! Zoti i tyre i njeh më mirë ata”. Ata që e fituan çështjen e tyre, thanë: “Ne do të ndërtojmë një faltore mbi ta!”

18:21 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Kehf
0/110
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Kehf 18:21 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 18:21

Al-Mukhtasar

Ashtu siç realizuam me ta mrekulli të çuditshme, që tregojnë rreth fuqisë Sonë, si vënien e tyre në gjumë për vite të tëra dhe zgjimin e tyre pas kësaj, po ashtu bëmë që t’i zbulojnë edhe banorët e qytetit, në mënyrë që ta kuptonin se Premtimi i Allahut (për ndihmën e besimtarëve dhe ringjalljen) është i vërtetë dhe se Ora e Kiametit gjithsesi ka për të ardhur, e për të nuk ekziston asnjë dyshim. Ata që i zbuluan (shkuan atje dhe) e morën vesh të Vërtetën e (dëgjuar prej vetë) shokëve të shpellës dhe pasi ata vdiqën, ranë në kundërshtim me njëri-tjetrin në lidhje me atë se çfarë do të bënin me ta. Një pjesë prej tyre thanë: “Ndërtojuni në hyrje të shpellës një ndërtesë, që t’i mbulojë dhe mbrojë ata, pasi Zoti e di më mirë gjendjen e tyre, e nga ajo që duket është se ata janë të veçantë tek Ai. Ndërsa ata që ishin të pushtetshëm, por që nuk kishin dije e as drejtimin e duhur, thanë: “Le të ndërtojmë pikërisht në vendin e tyre një xhami (vendfalje), në mënyrë që të kryhen adhurime, në shenjë nderimi ndaj tyre, si dhe si përkujtim të pozitës që ata kishin (e kështu ranë në idhujtari me adhurimin e të vdekurve).”

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
15
Numri i fjalëve
32
Mushafi i Medinës (604 faqe)
296
Mushafi IndoPak (610 faqe)
295
Mushafi Naskh (612 faqe)
296
Në cilën sure është ajeti 18:21?

Surja El-Kehf (الكهف). Surja 18 nga 114 · 110 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 18:21?

Xhuzi: 15.

Në cilën faqe është ajeti 18:21?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 296 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 295 · Mushafi Naskh (612 faqe): 296.

Sa fjalë ka ajeti 18:21?

Numri i fjalëve: 32.

Sa shkronja arabe ka ajeti 18:21?

Ajeti 18:21: 140 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 18:21 në Kuran?

Ajeti 18:21 është ajeti 2,161 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Kehf?

Surja El-Kehf ka 110 ajete. Është surja numër 18 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Kehf është mekase apo medinase?

Surja El-Kehf klasifikohet si mekase.

A mund ta dëgjoj ajetin 18:21?

Po. Ajeti 18:21 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Kehf?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 110 ajetet dhe 1,579 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play