Surja El-Maide 5:110 المائدة
Ky është ajeti 110 nga 120 i sures El-Maide, ajeti 779 nga 6236 në Kuran, xhuzi 7. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 126.
إِذۡ قَالَ ٱللَّهُ يَٰعِيسَى ٱبۡنَ مَرۡيَمَ ٱذۡكُرۡ نِعۡمَتِي عَلَيۡكَ وَعَلَىٰ وَٰلِدَتِكَ إِذۡ أَيَّدتُّكَ بِرُوحِ ٱلۡقُدُسِ تُكَلِّمُ ٱلنَّاسَ فِي ٱلۡمَهۡدِ وَكَهۡلٗاۖ وَإِذۡ عَلَّمۡتُكَ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحِكۡمَةَ وَٱلتَّوۡرَىٰةَ وَٱلۡإِنجِيلَۖ وَإِذۡ تَخۡلُقُ مِنَ ٱلطِّينِ كَهَيۡـَٔةِ ٱلطَّيۡرِ بِإِذۡنِي فَتَنفُخُ فِيهَا فَتَكُونُ طَيۡرَۢا بِإِذۡنِيۖ وَتُبۡرِئُ ٱلۡأَكۡمَهَ وَٱلۡأَبۡرَصَ بِإِذۡنِيۖ وَإِذۡ تُخۡرِجُ ٱلۡمَوۡتَىٰ بِإِذۡنِيۖ وَإِذۡ كَفَفۡتُ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ عَنكَ إِذۡ جِئۡتَهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡهُمۡ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٞ
Allahu do të thotë: “O Isa, i biri Merjemes, kujtoje mirësinë Time ndaj teje dhe nënës sate: se si të forcova ty me Shpirtin e Shenjtë (Xhebrailin), kështu që ti u predikoje njerëzve, kur ishe foshnjë në djep dhe i rritur; se si të mësova Librin dhe Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin; se si me vullnetin Tim krijoje një figurë shpendi prej balte, pastaj fryje në të dhe ajo bëhej zog me vullnetin Tim; se si me vullnetin Tim i shëroje të lindurit të verbër e të lebrosurit; se si me vullnetin Tim i ngjallje të vdekurit; se si i pengova sulmet e bijve të Israilit kundër teje, atëherë kur iu solle atyre prova të qarta e mohuesit në radhët e tyre thanë: “Kjo është vetëm magji e kulluar!”;
5:110 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 5:110
Al-Mukhtasar
Përkujto, o i Dërguar, kur Allahu do t’i drejtohet Isait عليه السلام: “O Isa, biri i Merjemes, përkujtoje mirësinë Time ndaj teje kur të krijova pa baba. Apo mirësinë Time ndaj nënës tënde, Merjemes -paqja qoftë mbi të!, të cilën e ngrita duke e nderuar mbi gratë e kohës së saj. Apo mirësinë Time ndaj teje kur të përforcova me anë të Xhibrilit عليه السلام që t’u flisje njerëzve kur ishe foshnje, duke i thirrur ata për tek Allahu. Apo kur u flisje atyre në moshën e pjekurisë me shpalljen që ta solla për ata. Apo mirësinë Time ndaj teje, kur të mësova shkrimin e të mësova Teuratin, të cilin ia kisha zbritur Musait عليه السلام dhe Ungjillin, që ta zbrita ty. Kujto kur të mësova të fshehtat e legjislacionit të fesë, dobitë dhe urtësitë e tij. Prej mirësive të Mia ndaj teje ishte edhe se ti e formësoje baltën në formën e një zogu, pastaj fryje në të e ai bëhej një shpend i gjallë. Gjithashtu, ti e shëroje atë të verbër që kishte lindur i tillë, shëroje atë që kishte lebër, duke u kthyer me një lëkurë të shëndetshme, i ringjallje të vdekurit duke iu lutur Allahut që t’i ringjallte. Të gjitha këto i ke bërë me lejen Time. Prej mirësisë Sime ndaj teje ishte edhe që të mbrojta prej bijve të Izraelit, kur ata u përpoqën të të vrisnin për shkak se u paraqite atyre mrekulli të qarta. Ata i mohuan menjëherë dhe thanë: Kjo që na ka sjellë Isai është veçse magji e qartë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 7
- Numri i fjalëve
- 63
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 126
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 126
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 127
Në cilën sure është ajeti 5:110?
Surja El-Maide (المائدة). Surja 5 nga 114 · 120 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 5:110?
Xhuzi: 7.
Në cilën faqe është ajeti 5:110?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 126 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 126 · Mushafi Naskh (612 faqe): 127.
Sa fjalë ka ajeti 5:110?
Numri i fjalëve: 63.
Sa shkronja arabe ka ajeti 5:110?
Ajeti 5:110: 275 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 5:110 në Kuran?
Ajeti 5:110 është ajeti 779 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Maide?
Surja El-Maide ka 120 ajete. Është surja numër 5 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Maide është mekase apo medinase?
Surja El-Maide klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 5:110?
Po. Ajeti 5:110 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Maide?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 120 ajetet dhe 2,804 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.