Surja El-Maide 5:18 المائدة
Ky është ajeti 18 nga 120 i sures El-Maide, ajeti 687 nga 6236 në Kuran, xhuzi 6. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 111.
وَقَالَتِ ٱلۡيَهُودُ وَٱلنَّصَٰرَىٰ نَحۡنُ أَبۡنَٰٓؤُاْ ٱللَّهِ وَأَحِبَّٰٓؤُهُۥۚ قُلۡ فَلِمَ يُعَذِّبُكُم بِذُنُوبِكُمۖ بَلۡ أَنتُم بَشَرٞ مِّمَّنۡ خَلَقَۚ يَغۡفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُۚ وَلِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَاۖ وَإِلَيۡهِ ٱلۡمَصِيرُ
Hebrenjtë dhe të krishterët thonë: “Ne jemi bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij”. Thuaj: “Atëherë, përse Ai ju dënon për shkak të gjynaheve tuaja? Jo! Ju jeni njerëz nga ata që Ai ka krijuar. Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë. Vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve, i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre. Dhe vetëm tek Ai kthehen të gjithë.
5:18 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 5:18
Al-Mukhtasar
Judejtë dhe të krishterët pretendojnë se janë bij të Allahut dhe të dashurit e Tij. Thuaju, o i Dërguar, si kundërpërgjigje ndaj tyre: “Atëherë, përse ju dënon Allahu për shkak të gjynaheve që ju bëni?! Nëse vërtet jeni të dashurit e Tij, ashtu siç mendoni, përse ju dënoi me vrasje e shformim (të neveritshëm) në këtë jetë dhe me Zjarr në botën tjetër?! Ai nuk e dënon atë që e do, pra, ju jeni thjesht njerëz, si të gjithë njerëzit e tjerë. Kush bën mirë, Ai e shpërblen me Xhenet, e kush bën keq, e ndëshkon me Zjarr. Allahu e fal kë të dëshirojë nga mirësia e Vet, si dhe ndëshkon kë të dojë me Drejtësinë e Vet. Allahut të Vetëm i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që është ndërmjet tyre, e vetëm tek Ai është kthimi.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 6
- Numri i fjalëve
- 30
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 111
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 111
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 112
Në cilën sure është ajeti 5:18?
Surja El-Maide (المائدة). Surja 5 nga 114 · 120 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 5:18?
Xhuzi: 6.
Në cilën faqe është ajeti 5:18?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 111 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 111 · Mushafi Naskh (612 faqe): 112.
Sa fjalë ka ajeti 5:18?
Numri i fjalëve: 30.
Sa shkronja arabe ka ajeti 5:18?
Ajeti 5:18: 130 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 5:18 në Kuran?
Ajeti 5:18 është ajeti 687 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Maide?
Surja El-Maide ka 120 ajete. Është surja numër 5 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Maide është mekase apo medinase?
Surja El-Maide klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 5:18?
Po. Ajeti 5:18 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Maide?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 120 ajetet dhe 2,804 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.