Surja El-Maide 5:41 المائدة
Ky është ajeti 41 nga 120 i sures El-Maide, ajeti 710 nga 6236 në Kuran, xhuzi 6. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 114.
۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلرَّسُولُ لَا يَحۡزُنكَ ٱلَّذِينَ يُسَٰرِعُونَ فِي ٱلۡكُفۡرِ مِنَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِأَفۡوَٰهِهِمۡ وَلَمۡ تُؤۡمِن قُلُوبُهُمۡۛ وَمِنَ ٱلَّذِينَ هَادُواْۛ سَمَّٰعُونَ لِلۡكَذِبِ سَمَّٰعُونَ لِقَوۡمٍ ءَاخَرِينَ لَمۡ يَأۡتُوكَۖ يُحَرِّفُونَ ٱلۡكَلِمَ مِنۢ بَعۡدِ مَوَاضِعِهِۦۖ يَقُولُونَ إِنۡ أُوتِيتُمۡ هَٰذَا فَخُذُوهُ وَإِن لَّمۡ تُؤۡتَوۡهُ فَٱحۡذَرُواْۚ وَمَن يُرِدِ ٱللَّهُ فِتۡنَتَهُۥ فَلَن تَمۡلِكَ لَهُۥ مِنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔاۚ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ لَمۡ يُرِدِ ٱللَّهُ أَن يُطَهِّرَ قُلُوبَهُمۡۚ لَهُمۡ فِي ٱلدُّنۡيَا خِزۡيٞۖ وَلَهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٞ
O i Dërguari i Allahut! Mos u brengos për ata që zhyten shpejt në mosbesim, qofshin nga ata që me gojën e tyre thonë: “Besojmë”, ndërkohë që zemrat e tyre nuk besojnë apo prej hebrenjve, të cilët trillimet i dëgjojnë shumë, (madje) dëgjojnë edhe ata që s’kanë ardhur te ti. Ata i ndryshojnë vendet e fjalëve (në tekstet e shenjta) dhe thonë: “Nëse (shpallja) ju është dhënë kështu, pranojeni e, nëse nuk ju është dhënë kështu, atëherë, ruhuni e mos e pranoni”. Kur Allahu dëshiron ta lërë dikë në humbje, ti nuk mund të bësh asgjë për ta penguar Atë. Këta janë të asaj dore të cilët Allahu nuk dëshiron t’ua pastrojë zemrat. Për ata, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër ka ndëshkim të rëndë.
5:41 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 5:41
Al-Mukhtasar
O i Dërguar! Mos u brengos nga ata hipokritë që shpejtojnë të shfaqin vepra femohimi për të të zemëruar. Mos u brengos nga ata judej, të cilët dëgjojnë gënjeshtrat e parisë së tyre dhe i pranojnë ato. Ata i ndjekin verbërisht udhëheqësit e tyre, të cilët nuk të vijnë, sepse të refuzojnë. Ata e ndryshojnë Fjalën e Allahut në Teurat, ashtu siç u shkon për shtat dëshirave të tyre të kota, e u thonë ndjekësve të tyre: “Në qoftë se gjykimi i Muhamedit përputhet me dëshirat tuaja, atëherë ndiqeni, e nëse bie ndesh me to, atëherë kini kujdes prej tij.” Por atë që dëshiron Allahu që ta lërë në humbje, ti, o i Dërguar, nuk mund të gjesh asnjë që t’ia largojë humbjen e ta udhëzojë në rrugën e së Vërtetës. Atyre që kanë të tilla cilësi (të hipokritëve dhe të refuzuesve), Allahu nuk dëshiron t’ua pastrojë zemrat prej kufrit. Në këtë botë do të kenë poshtërim dhe turpërim, e në Botën Tjetër do të kenë dënim të madh, që është dënimi i Zjarrit.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 6
- Numri i fjalëve
- 67
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 114
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 114
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 115
Në cilën sure është ajeti 5:41?
Surja El-Maide (المائدة). Surja 5 nga 114 · 120 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 5:41?
Xhuzi: 6.
Në cilën faqe është ajeti 5:41?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 114 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 114 · Mushafi Naskh (612 faqe): 115.
Sa fjalë ka ajeti 5:41?
Numri i fjalëve: 67.
Sa shkronja arabe ka ajeti 5:41?
Ajeti 5:41: 278 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 5:41 në Kuran?
Ajeti 5:41 është ajeti 710 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Maide?
Surja El-Maide ka 120 ajete. Është surja numër 5 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Maide është mekase apo medinase?
Surja El-Maide klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 5:41?
Po. Ajeti 5:41 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Maide?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 120 ajetet dhe 2,804 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.