Surja El-Maide 5:43 المائدة
Ky është ajeti 43 nga 120 i sures El-Maide, ajeti 712 nga 6236 në Kuran, xhuzi 6. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 115.
وَكَيۡفَ يُحَكِّمُونَكَ وَعِندَهُمُ ٱلتَّوۡرَىٰةُ فِيهَا حُكۡمُ ٱللَّهِ ثُمَّ يَتَوَلَّوۡنَ مِنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَۚ وَمَآ أُوْلَٰٓئِكَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ
E qysh të drejtohen ata ty për t’i gjykuar, ndërsa e kanë Teuratin, në të cilin është gjykimi i Allahut, e madje edhe pas kësaj shmangen prej teje? Sepse ata nuk janë besimtarë.
5:43 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 5:43
Al-Mukhtasar
Vërtet, çështja e tyre është e çuditshme! Ata edhe të mohojnë ty, edhe kërkojnë që të gjykohen nga ti, duke shpresuar prej gjykimit tënd atë që u përshtatet qejfeve të tyre, ndërkohë që ata kanë Teuratin, të cilin pretendojnë se e besojnë dhe ku gjendet gjykimi i Allahut. Pastaj ata sprapsen prej gjykimit tënd, nëse ai nuk përshtatet me qejfet e tyre. Kështu ata, edhe e mohojnë atë që është në Librin e tyre, edhe heqin dorë prej gjykimit tënd. Kjo që bëjnë ata nuk është vepër besimtarësh, pra, nuk të besojnë ty e as atë (shpalljen) me të cilën ti je dërguar.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 6
- Numri i fjalëve
- 15
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 115
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 115
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 116
Në cilën sure është ajeti 5:43?
Surja El-Maide (المائدة). Surja 5 nga 114 · 120 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 5:43?
Xhuzi: 6.
Në cilën faqe është ajeti 5:43?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 115 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 115 · Mushafi Naskh (612 faqe): 116.
Sa fjalë ka ajeti 5:43?
Numri i fjalëve: 15.
Sa shkronja arabe ka ajeti 5:43?
Ajeti 5:43: 68 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 5:43 në Kuran?
Ajeti 5:43 është ajeti 712 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Maide?
Surja El-Maide ka 120 ajete. Është surja numër 5 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Maide është mekase apo medinase?
Surja El-Maide klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 5:43?
Po. Ajeti 5:43 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Maide?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 120 ajetet dhe 2,804 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.