Surja El-Maide 5:44 المائدة
Ky është ajeti 44 nga 120 i sures El-Maide, ajeti 713 nga 6236 në Kuran, xhuzi 6. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 115.
إِنَّآ أَنزَلۡنَا ٱلتَّوۡرَىٰةَ فِيهَا هُدٗى وَنُورٞۚ يَحۡكُمُ بِهَا ٱلنَّبِيُّونَ ٱلَّذِينَ أَسۡلَمُواْ لِلَّذِينَ هَادُواْ وَٱلرَّبَّٰنِيُّونَ وَٱلۡأَحۡبَارُ بِمَا ٱسۡتُحۡفِظُواْ مِن كِتَٰبِ ٱللَّهِ وَكَانُواْ عَلَيۡهِ شُهَدَآءَۚ فَلَا تَخۡشَوُاْ ٱلنَّاسَ وَٱخۡشَوۡنِ وَلَا تَشۡتَرُواْ بِـَٔايَٰتِي ثَمَنٗا قَلِيلٗاۚ وَمَن لَّمۡ يَحۡكُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَٰفِرُونَ
Ne kemi dërguar Teuratin, në të cilin janë udhëzimet dhe drita. Sipas tij, profetët që ia kishin dorëzuar veten Allahut, i gjykonin hebrenjtë; por edhe të diturit dhe rabinët kështu vepronin, sepse atyre iu qe besuar mbrojtja e Librit të Allahut, për të cilin ata dëshmonin. Prandaj, mos kini frikë nga njerëzit, por kini frikë vetëm prej Meje! Dhe mos i ndërroni Fjalët e Mia me ndonjë vlerë të vogël! Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë.
5:44 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 5:44
Al-Mukhtasar
Ne ia zbritëm Musait Teuratin, ku ka udhëzim për tek e mira dhe dritë me të cilën ndriçohej. Me të gjykonin profetët e bijve të Izraelit, të cilët iu nënshtruan Allahut duke iu bindur; me të gjykonin edhe dijetarët apo mendimtarët, të cilët i edukonin njerëzit sipas asaj që kishin mësuar prej Allahut nga Libri i Tij. Allahu ua la amanet atyre dijetarëve për ta ruajtur këtë Libër prej shtrembërimeve dhe ndryshimeve; ata ishin dëshmues se ai (Teurati) është i vërtetë dhe njerëzit pyesnin ata në lidhje Librin. Prandaj, o judej, mos iu frikësoni njerëzve, por m’u frikësoni vetëm Mua e mos pranoni ta këmbeni gjykimin e Allahut me asnjë çmim të pavlerë, qoftë: udhëheqje, pozitë apo pasuri. Kush nuk gjykon me Shpalljen që ka zbritur Allahu, duke e konsideruar të lejuar një gjë të tillë, apo duke i dhënë përparësi diçkaje tjetër në vend të saj, apo duke e konsideruar njësoj atë me gjykimet e tjera, të tillët janë jobesimtarë të vërtetë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 6
- Numri i fjalëve
- 41
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 115
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 115
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 116
Në cilën sure është ajeti 5:44?
Surja El-Maide (المائدة). Surja 5 nga 114 · 120 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 5:44?
Xhuzi: 6.
Në cilën faqe është ajeti 5:44?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 115 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 115 · Mushafi Naskh (612 faqe): 116.
Sa fjalë ka ajeti 5:44?
Numri i fjalëve: 41.
Sa shkronja arabe ka ajeti 5:44?
Ajeti 5:44: 192 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 5:44 në Kuran?
Ajeti 5:44 është ajeti 713 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Maide?
Surja El-Maide ka 120 ajete. Është surja numër 5 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Maide është mekase apo medinase?
Surja El-Maide klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 5:44?
Po. Ajeti 5:44 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Maide?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 120 ajetet dhe 2,804 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.