Surja El-Maide 5:94 المائدة
Ky është ajeti 94 nga 120 i sures El-Maide, ajeti 763 nga 6236 në Kuran, xhuzi 7. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 123.
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَيَبۡلُوَنَّكُمُ ٱللَّهُ بِشَيۡءٖ مِّنَ ٱلصَّيۡدِ تَنَالُهُۥٓ أَيۡدِيكُمۡ وَرِمَاحُكُمۡ لِيَعۡلَمَ ٱللَّهُ مَن يَخَافُهُۥ بِٱلۡغَيۡبِۚ فَمَنِ ٱعۡتَدَىٰ بَعۡدَ ذَٰلِكَ فَلَهُۥ عَذَابٌ أَلِيمٞ
O besimtarë! Allahu do t’ju provojë me ndalim nga një gjueti që e arrijnë duart dhe shigjetat tuaja, që Allahu ta njohë atë që i frikësohet Atij, kur askush nuk e sheh. E, kushdo që ta kalojë kufirin, për të ka dënim pikëllues.
5:94 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 5:94
Al-Mukhtasar
O ju që keni besuar, Allahu ka për t’ju vënë në provë, duke ju afruar diçka prej gjahut kur të jeni në ihram (nijetin e haxhit apo të umres), sa që do të keni mundësi të arrini gjahun lehtë, qoftë duke i kapur të vegjlit e tyre me duart tuaja apo duke i gjuajtur të mëdhenjtë e tyre me armët tuaja. Këtë e bën për të nxjerrë në pah se kush prej jush i frikësohet Atij në fshehtësi, për shkak të besimit që ka në dijen e Allahut, duke hequr dorë prej gjuetisë nga frika prej Krijuesit të tij, të Cilit nuk i fshihet asnjë veprim, si dhe për t'ju gjykuar pastaj në bazë të asaj që vepruat. Kush i kalon kufijtë, duke gjuajtur ndërkohë që është në ihram, do të ketë një dënim të dhembshëm Ditën e Gjykimit, për shkak të gjynahut që ka kryer, duke kundërshtuar atë që Allahu ka ndaluar.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 7
- Numri i fjalëve
- 23
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 123
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 123
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 124
Në cilën sure është ajeti 5:94?
Surja El-Maide (المائدة). Surja 5 nga 114 · 120 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 5:94?
Xhuzi: 7.
Në cilën faqe është ajeti 5:94?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 123 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 123 · Mushafi Naskh (612 faqe): 124.
Sa fjalë ka ajeti 5:94?
Numri i fjalëve: 23.
Sa shkronja arabe ka ajeti 5:94?
Ajeti 5:94: 104 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 5:94 në Kuran?
Ajeti 5:94 është ajeti 763 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Maide?
Surja El-Maide ka 120 ajete. Është surja numër 5 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Maide është mekase apo medinase?
Surja El-Maide klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 5:94?
Po. Ajeti 5:94 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Maide?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 120 ajetet dhe 2,804 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.