Surja El-Muxhadele 58:22 المجادلة
Ky është ajeti 22 nga 22 i sures El-Muxhadele, ajeti 5126 nga 6236 në Kuran, xhuzi 28. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 545.
لَّا تَجِدُ قَوۡمٗا يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ يُوَآدُّونَ مَنۡ حَآدَّ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَلَوۡ كَانُوٓاْ ءَابَآءَهُمۡ أَوۡ أَبۡنَآءَهُمۡ أَوۡ إِخۡوَٰنَهُمۡ أَوۡ عَشِيرَتَهُمۡۚ أُوْلَٰٓئِكَ كَتَبَ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلۡإِيمَٰنَ وَأَيَّدَهُم بِرُوحٖ مِّنۡهُۖ وَيُدۡخِلُهُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ رَضِيَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ وَرَضُواْ عَنۡهُۚ أُوْلَٰٓئِكَ حِزۡبُ ٱللَّهِۚ أَلَآ إِنَّ حِزۡبَ ٱللَّهِ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ
Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin në zemrat e tyre dhe i ka fuqizuar ata me shpalljen e Vet. Ai do t’i shpjerë ata në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata, por edhe ata do të jenë të kënaqur me Të. Ata janë Pala e Allahut dhe, vërtet që Pala e Allahut do të jetë fituese.
58:22 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 58:22
Al-Mukhtasar
Nuk do gjesh (o i Dërguar) njerëz që e besojnë Allahun dhe Ditën e Gjykimit, të kenë dashuri e të krijojnë afrimitet me dikë që i kundërvihet Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Pasi është e pamundur që një besimtar të dojë dikë që e shpall hapur armiqësinë e vet ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, edhe në qofshin ata baballarët e tyre, bijtë e tyre, vëllezërit e tyre, apo, aq më pak farefisi i tyre, nëse këto lidhje bien ndesh me imanin (besimin), sepse nuk ka lidhje më të fortë e më të sigurtë (për t’i dhënë përparësi) sesa imani, lidhje e cila fillon në këtë botë e vazhdon përjetësisht në botën tjetër. Atyre tashmë Allahu ua ka shkruar (vulosur) imanin në zemrat e tyre dhe i ka fuqizuar me Shpirtin (Kuranin) e zbritur prej Tij. Në Ditën e Gjykimit Ai ka për t’i shpërblyer ata duke i futur në kopshtet e Xhenetit, nën kështjellat dhe pemët e të cilëve rrjedhin lumenj, ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur prej besimit e sakrificave të tyre dhe nuk do zemërohet kurrë prej tyre; ashtu sikurse edhe ata janë të kënaqur prej Tij, për shpërblimin e mirësitë e Tij të përjetshme që u ka mundësuar. Sidomos për shikimin e Tij në Xhenet dhe ata nuk do të mërziten kurrë atje. Ata kanë qenë palë me ushtrinë e Allahut, duke i besuar e i vënë në zbatim porositë e Tij e duke hequr dorë prej ndalesave të Tij. Dijeni se pikërisht ndjekësit e Allahut do të jenë fitimtarët dhe të shpëtuarit, si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 28
- Numri i fjalëve
- 51
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 545
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 545
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 546
Në cilën sure është ajeti 58:22?
Surja El-Muxhadele (المجادلة). Surja 58 nga 114 · 22 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 58:22?
Xhuzi: 28.
Në cilën faqe është ajeti 58:22?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 545 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 545 · Mushafi Naskh (612 faqe): 546.
Sa fjalë ka ajeti 58:22?
Numri i fjalëve: 51.
Sa shkronja arabe ka ajeti 58:22?
Ajeti 58:22: 217 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 58:22 në Kuran?
Ajeti 58:22 është ajeti 5,126 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Muxhadele?
Surja El-Muxhadele ka 22 ajete. Është surja numër 58 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Muxhadele është mekase apo medinase?
Surja El-Muxhadele klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 58:22?
Po. Ajeti 58:22 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Muxhadele?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 22 ajetet dhe 472 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.