Kalo te përmbajtja

Surja El-Muxhadele 58:7 المجادلة

Ky është ajeti 7 nga 22 i sures El-Muxhadele, ajeti 5111 nga 6236 në Kuran, xhuzi 28. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 543.

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۖ مَا يَكُونُ مِن نَّجۡوَىٰ ثَلَٰثَةٍ إِلَّا هُوَ رَابِعُهُمۡ وَلَا خَمۡسَةٍ إِلَّا هُوَ سَادِسُهُمۡ وَلَآ أَدۡنَىٰ مِن ذَٰلِكَ وَلَآ أَكۡثَرَ إِلَّا هُوَ مَعَهُمۡ أَيۡنَ مَا كَانُواْۖ ثُمَّ يُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُواْ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٌ

A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë?! Nuk ka bisedë të fshehtë midis tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti; as midis pesë vetave e që Ai të mos jetë i gjashti; as kur janë më pak, as kur janë më shumë, që Ai të mos jetë me ata, kudo që të ndodhen; Ai në Ditën e Kiametit do t’i njoftojë ata se çfarë kanë bërë, se, me të vërtetë, Allahu di çdo gjë!

58:7 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Muxhadele
0/22
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Muxhadele 58:7 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 58:7

Al-Mukhtasar

A nuk e sheh, pra, (o i Dërguar) se si Allahu e di gjithçka që është në qiej e në Tokë dhe se Atij nuk mund t’i fshihet asnjë lëvizje a asnjë fjalë?! Nuk ekziston bisedë sekrete mes tre personave e që Ai me dëgjimin, shikimin e dijen e Vet, të mos jetë i katërti i tyre; as bisedë midis pesë personave, e që Ai të mos jetë i gjashti i tyre. Madje as kur ata janë më pak se tre dhe as kur janë më shumë se gjashtë, që Ai të mos jetë pranë tyre, kudo qofshin, duke mos iu fshehur prej bisedës së tyre asgjë. Pastaj Ai ka për t’ua treguar në Ditën e Gjykimit çfarë ata kanë bërë, në mënyrë që të binden se vërtet Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë!

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
28
Numri i fjalëve
47
Mushafi i Medinës (604 faqe)
543
Mushafi IndoPak (610 faqe)
543
Mushafi Naskh (612 faqe)
544
Në cilën sure është ajeti 58:7?

Surja El-Muxhadele (المجادلة). Surja 58 nga 114 · 22 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 58:7?

Xhuzi: 28.

Në cilën faqe është ajeti 58:7?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 543 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 543 · Mushafi Naskh (612 faqe): 544.

Sa fjalë ka ajeti 58:7?

Numri i fjalëve: 47.

Sa shkronja arabe ka ajeti 58:7?

Ajeti 58:7: 159 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 58:7 në Kuran?

Ajeti 58:7 është ajeti 5,111 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Muxhadele?

Surja El-Muxhadele ka 22 ajete. Është surja numër 58 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Muxhadele është mekase apo medinase?

Surja El-Muxhadele klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 58:7?

Po. Ajeti 58:7 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Muxhadele?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 22 ajetet dhe 472 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play