Kalo te përmbajtja

Surja El-Muxhadele 58:8 المجادلة

Ky është ajeti 8 nga 22 i sures El-Muxhadele, ajeti 5112 nga 6236 në Kuran, xhuzi 28. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 543.

أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ نُهُواْ عَنِ ٱلنَّجۡوَىٰ ثُمَّ يَعُودُونَ لِمَا نُهُواْ عَنۡهُ وَيَتَنَٰجَوۡنَ بِٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَٰنِ وَمَعۡصِيَتِ ٱلرَّسُولِۖ وَإِذَا جَآءُوكَ حَيَّوۡكَ بِمَا لَمۡ يُحَيِّكَ بِهِ ٱللَّهُ وَيَقُولُونَ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ لَوۡلَا يُعَذِّبُنَا ٱللَّهُ بِمَا نَقُولُۚ حَسۡبُهُمۡ جَهَنَّمُ يَصۡلَوۡنَهَاۖ فَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

A nuk i sheh ata të cilët, edhe pse iu është ndaluar të kurdisin fshehtas, kthehen tek ajo që u është ndaluar dhe kurdisin për gjynahe, armiqësi dhe mosbindje ndaj të Dërguarit? Kur vijnë te ti, ata të përshëndesin me fjalë, me të cilat Allahu nuk të përshëndet kurrë dhe thonë me vete: “Pse nuk na dënon Allahu për këtë që po flasim?” Xhehenemi është një dënim i mjaftueshëm për ata. Në flakët e tij do të digjen. Eh, sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!

58:8 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Muxhadele
0/22
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Muxhadele 58:8 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 58:8

Al-Mukhtasar

A nuk i shikon (o i Dërguar) ata (hebrenjtë) të cilëve u janë ndaluar takimet dhe bisedat sekrete. Pavarësisht kësaj, ata përsëri i kthehen asaj që u është ndaluar nga Allahu dhe vazhdojnë të bisedojnë mes tyre për gjynahe (shpifje e përgojime), armiqësi (intriga e kurthe) dhe kundërshtimin e të Dërguarit. Ata kur vijnë tek ti, të përshëndesin me një formë që nuk të ka përshëndetur Allahu, duke të thënë: “es-Semu alejke – Helmi (vdekja) të qoftë!” Dhe pastaj thonë me vete: “Përse, pra, nuk po na dënon Allahu për atë që po themi, nëse ai vërtet është i dërguar prej Allahut?!” Atyre u mjafton Xhehenemi si ndëshkim për atë që thonë. Në të do të digjen përgjithmonë, për shkak të mohimit të tyre. Ai është vendi më i keq, në të cilin ata do qëndrojnë!

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
28
Numri i fjalëve
38
Mushafi i Medinës (604 faqe)
543
Mushafi IndoPak (610 faqe)
543
Mushafi Naskh (612 faqe)
544
Në cilën sure është ajeti 58:8?

Surja El-Muxhadele (المجادلة). Surja 58 nga 114 · 22 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 58:8?

Xhuzi: 28.

Në cilën faqe është ajeti 58:8?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 543 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 543 · Mushafi Naskh (612 faqe): 544.

Sa fjalë ka ajeti 58:8?

Numri i fjalëve: 38.

Sa shkronja arabe ka ajeti 58:8?

Ajeti 58:8: 165 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 58:8 në Kuran?

Ajeti 58:8 është ajeti 5,112 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Muxhadele?

Surja El-Muxhadele ka 22 ajete. Është surja numër 58 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Muxhadele është mekase apo medinase?

Surja El-Muxhadele klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 58:8?

Po. Ajeti 58:8 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Muxhadele?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 22 ajetet dhe 472 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play