Kalo te përmbajtja

Surja El-Munafikun 63:8 المنافقون

Ky është ajeti 8 nga 11 i sures El-Munafikun, ajeti 5196 nga 6236 në Kuran, xhuzi 28. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 555.

يَقُولُونَ لَئِن رَّجَعۡنَآ إِلَى ٱلۡمَدِينَةِ لَيُخۡرِجَنَّ ٱلۡأَعَزُّ مِنۡهَا ٱلۡأَذَلَّۚ وَلِلَّهِ ٱلۡعِزَّةُ وَلِرَسُولِهِۦ وَلِلۡمُؤۡمِنِينَ وَلَٰكِنَّ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ لَا يَعۡلَمُونَ

Ata thonë: “Nëse kthehemi në Medinë, pa dyshim që të fuqishmit do t’i dëbojnë të dobëtit nga ajo!”369 Në të vërtetë, fuqia është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë.

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 369 Sipas komentuesve të Kuranit, vargu i referohet fjalëve të kreut të hipokritëve në Medinë, Abdullah Ibn Ubejit, gjatë një ekspedite të myslimanëve, ku ai kishte marrë pjesë sa për sy e faqe. Ibn Ubeji nuk e kishte kuptuar ende se lidhjet fisnore ishin zëvendësuar nga vëllazëria e re midis besimtarëve dhe se tashmë pushteti i tij ishte venitur, prandaj e mbante veten si “më i fuqishmi” dhe e tallte Muhamedin (a.s.), duke e konsideruar si “më të dobëtin”.

63:8 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Munafikun
0/11
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Munafikun 63:8 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 63:8

Al-Mukhtasar

Kreu i hipokritëve (Abdullah bin Ubej) thotë: “Kur të kthehemi në Medine (nga kjo luftë), unë dhe njerëzit e mi, që jemi më të fortët sigurisht që do t’i përzëmë prej saj të përçmuarit (Muhamedin صلى الله عليه وسلم me shokët e tij)!” Në fakt, e tërë fuqia dhe krenaria i përkasin vetëm Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve, mirëpo hipokritët nuk e dinë se vlerat e vërteta nuk vlerësohen në bazë të pamjes së jashtme, oratorisë, pasurisë dhe as pushtetit e famës.”

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
28
Numri i fjalëve
17
Mushafi i Medinës (604 faqe)
555
Mushafi IndoPak (610 faqe)
555
Mushafi Naskh (612 faqe)
556
Në cilën sure është ajeti 63:8?

Surja El-Munafikun (المنافقون). Surja 63 nga 114 · 11 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 63:8?

Xhuzi: 28.

Në cilën faqe është ajeti 63:8?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 555 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 555 · Mushafi Naskh (612 faqe): 556.

Sa fjalë ka ajeti 63:8?

Numri i fjalëve: 17.

Sa shkronja arabe ka ajeti 63:8?

Ajeti 63:8: 89 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 63:8 në Kuran?

Ajeti 63:8 është ajeti 5,196 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Munafikun?

Surja El-Munafikun ka 11 ajete. Është surja numër 63 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Munafikun është mekase apo medinase?

Surja El-Munafikun klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 63:8?

Po. Ajeti 63:8 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Munafikun?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 11 ajetet dhe 180 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play