Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
Rreth sures
Surja El-Kalem është surja numër 68 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 52 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 564.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
نٓۚ وَٱلۡقَلَمِ وَمَا يَسۡطُرُونَ
Nûn. Betohem për penën dhe për atë që shkruajnë
مَآ أَنتَ بِنِعۡمَةِ رَبِّكَ بِمَجۡنُونٖ
se ti (o Muhamed), falë mirësisë së Zotit tënd, nuk je i marrë.
وَإِنَّ لَكَ لَأَجۡرًا غَيۡرَ مَمۡنُونٖ
Pa dyshim, ti do të jesh përherë i shpërblyer
وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٖ
se ti je me virtyte madhore.
فَسَتُبۡصِرُ وَيُبۡصِرُونَ
Së shpejti ti do ta shohësh, por edhe ata374 do ta shohin,
Shënimet e përkthyesit (1)
- 374 Jobesimtarët e Mekës që e quanin të marrë Profetin Muhamed (a.s.).
بِأَييِّكُمُ ٱلۡمَفۡتُونُ
se cilin prej jush e ka prekur marrëzia.
إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُهۡتَدِينَ
Zoti yt e di më së miri, se cili është shmangur nga rruga e Tij dhe, i njeh mirë ata që janë në rrugën e drejtë.
فَلَا تُطِعِ ٱلۡمُكَذِّبِينَ
Andaj, ti mos i dëgjo jobesimtarët!
وَدُّواْ لَوۡ تُدۡهِنُ فَيُدۡهِنُونَ
Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, kështu që dhe ata të bëjnë lëshime.
وَلَا تُطِعۡ كُلَّ حَلَّافٖ مَّهِينٍ
Por ti mos iu bind çdo betari të përçmuar,
هَمَّازٖ مَّشَّآءِۭ بِنَمِيمٖ
shpifaraku, që përhap thashetheme,
مَّنَّاعٖ لِّلۡخَيۡرِ مُعۡتَدٍ أَثِيمٍ
penguesi veprash të mira, shkelësi dhe keqbërësi,
عُتُلِّۭ بَعۡدَ ذَٰلِكَ زَنِيمٍ
të ashpri që, veç kësaj, është edhe kopil,
أَن كَانَ ذَا مَالٖ وَبَنِينَ
vetëm se është i pasur dhe ka shumë djem.
إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Kur i lexohen shpalljet tona, ai thotë: “Këto janë vetëm përralla të të lashtëve!”
سَنَسِمُهُۥ عَلَى ٱلۡخُرۡطُومِ
Ne do t’ia damkosim hundën!
إِنَّا بَلَوۡنَٰهُمۡ كَمَا بَلَوۡنَآ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ إِذۡ أَقۡسَمُواْ لَيَصۡرِمُنَّهَا مُصۡبِحِينَ
Ne i kemi vënë në provë ata (banorët e Mekës), ashtu siç i sprovuam të zotët e kopshtit, të cilët ishin betuar se në mëngjes do t’i vilnin frutat
وَلَا يَسۡتَثۡنُونَ
e nuk patën thënë “Në dashtë Zoti”!
فَطَافَ عَلَيۡهَا طَآئِفٞ مِّن رَّبِّكَ وَهُمۡ نَآئِمُونَ
Kështu, kopshtin e goditi një fatkeqësi nga Zoti yt, ndërkohë që ata po flinin
فَأَصۡبَحَتۡ كَٱلصَّرِيمِ
dhe gdhiu si i kositur.
فَتَنَادَوۡاْ مُصۡبِحِينَ
Në agim, ata thirrën njëri-tjetrin:
أَنِ ٱغۡدُواْ عَلَىٰ حَرۡثِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰرِمِينَ
“Nxitoni herët në kopshtin tuaj, nëse doni t’i vilni frutat!”
فَٱنطَلَقُواْ وَهُمۡ يَتَخَٰفَتُونَ
Dhe u nisën duke pëshpëritur:
أَن لَّا يَدۡخُلَنَّهَا ٱلۡيَوۡمَ عَلَيۡكُم مِّسۡكِينٞ
“Të mos lejojmë asnjë të vobekët që të hyjë në kopshtin tonë!”
وَغَدَوۡاْ عَلَىٰ حَرۡدٖ قَٰدِرِينَ
Ata u nisën herët, të vendosur në atë që thanë.
فَلَمَّا رَأَوۡهَا قَالُوٓاْ إِنَّا لَضَآلُّونَ
Por, kur e panë kopshtin, ata thanë: “Ne qenkemi vërtet të humbur;
بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ
madje, qenkemi të privuar (nga frutat e kopshtit).”
قَالَ أَوۡسَطُهُمۡ أَلَمۡ أَقُل لَّكُمۡ لَوۡلَا تُسَبِّحُونَ
Më i arsyeshmi ndër ta tha: “A nuk ju thashë unë se duhet ta lartësoni Allahun?!”
قَالُواْ سُبۡحَٰنَ رَبِّنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ
“Lavdëruar qoftë Zoti ynë! - thanë - Ne paskemi qenë vërtet të padrejtë!”
فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَلَٰوَمُونَ
Atëherë filluan të qortojnë njëri-tjetrin.
قَالُواْ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا طَٰغِينَ
“Ah, të mjerët ne! - thanë ata - Paskemi qenë vërtet arrogantë!
عَسَىٰ رَبُّنَآ أَن يُبۡدِلَنَا خَيۡرٗا مِّنۡهَآ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا رَٰغِبُونَ
Zoti ynë mund të na japë një kopsht më të mirë, po të kthehemi të penduar tek Ai!”
كَذَٰلِكَ ٱلۡعَذَابُۖ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَكۡبَرُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ
I tillë ka qenë dënimi i tyre. Ndërsa dënimi në jetën tjetër, është më i madh, veç sikur ta dinin!
إِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ عِندَ رَبِّهِمۡ جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ
Për ata që ruhen (nga gjynahet), tek Allahu do të ketë kopshte të kënaqësive.
أَفَنَجۡعَلُ ٱلۡمُسۡلِمِينَ كَٱلۡمُجۡرِمِينَ
Vallë, a t’i trajtojmë ata që Na nënshtrohen njësoj me keqbërësit?!
مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ
Çfarë keni ju (jobesimtarë)? Si po gjykoni kështu?!
أَمۡ لَكُمۡ كِتَٰبٞ فِيهِ تَدۡرُسُونَ
A keni ndonjë libër, që ju premton,
إِنَّ لَكُمۡ فِيهِ لَمَا تَخَيَّرُونَ
se do të keni çfarëdo, që të zgjidhni?!
أَمۡ لَكُمۡ أَيۡمَٰنٌ عَلَيۡنَا بَٰلِغَةٌ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ إِنَّ لَكُمۡ لَمَا تَحۡكُمُونَ
Apo kemi bërë me ju ndonjë besëlidhje të vlefshme deri në Ditën e Kiametit dhe, e cila ju siguron, se do ta keni atë që keni urdhëruar?
سَلۡهُمۡ أَيُّهُم بِذَٰلِكَ زَعِيمٌ
Pyeti ata se kush i garanton për këtë.
أَمۡ لَهُمۡ شُرَكَآءُ فَلۡيَأۡتُواْ بِشُرَكَآئِهِمۡ إِن كَانُواْ صَٰدِقِينَ
Ose, mos kanë ata bashkëpunëtorë? Atëherë le t’i sjellin bashkëpunëtorët e tyre, nëse ajo që thonë është e vërtetë.
يَوۡمَ يُكۡشَفُ عَن سَاقٖ وَيُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ
Ditën (e Kiametit), kur të zbulohen shumë ngjarje të frikshme, ata do të thirren që të përulen në sexhde, por nuk do të munden!
خَٰشِعَةً أَبۡصَٰرُهُمۡ تَرۡهَقُهُمۡ ذِلَّةٞۖ وَقَدۡ كَانُواْ يُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ وَهُمۡ سَٰلِمُونَ
Të ulura do të jenë shikimet e tyre dhe do t’i mbulojë poshtërimi, sepse kanë qenë të ftuar të përuleshin në sexhde, sa qenë shëndoshë (dhe nuk kanë pranuar).
فَذَرۡنِي وَمَن يُكَذِّبُ بِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِۖ سَنَسۡتَدۡرِجُهُم مِّنۡ حَيۡثُ لَا يَعۡلَمُونَ
Prandaj, më lër Mua me ata, që e mohojnë këtë Fjalë (Kuranin). Ne do t’i çojmë ata hap pas hapi drejt rrënimit të tyre, me mënyra që ata nuk i kuptojnë.
وَأُمۡلِي لَهُمۡۚ إِنَّ كَيۡدِي مَتِينٌ
Dhe do t’u japim atyre afat; vërtet që kurthi Im është i fortë!
أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ أَجۡرٗا فَهُم مِّن مَّغۡرَمٖ مُّثۡقَلُونَ
A mos po kërkon shpërblim prej tyre, kështu që qenkan të rënduar nga borxhet?
أَمۡ عِندَهُمُ ٱلۡغَيۡبُ فَهُمۡ يَكۡتُبُونَ
Apo ata e dinë të padukshmen, kështu që e shkruajnë?
فَٱصۡبِرۡ لِحُكۡمِ رَبِّكَ وَلَا تَكُن كَصَاحِبِ ٱلۡحُوتِ إِذۡ نَادَىٰ وَهُوَ مَكۡظُومٞ
Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bëj si Njeriu i Peshkut (Junusi a.s.), kur iu lut Zotit të vet i dëshpëruar (në barkun e balenës)!
لَّوۡلَآ أَن تَدَٰرَكَهُۥ نِعۡمَةٞ مِّن رَّبِّهِۦ لَنُبِذَ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ مَذۡمُومٞ
Sikur të mos i vinte mëshira prej Zotit tënd, ai do të hidhej në një shkretëtirë, i fajësuar!
فَٱجۡتَبَٰهُ رَبُّهُۥ فَجَعَلَهُۥ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ
Por Zoti i tij e zgjodhi dhe e futi me punëdrejtët.
وَإِن يَكَادُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَيُزۡلِقُونَكَ بِأَبۡصَٰرِهِمۡ لَمَّا سَمِعُواْ ٱلذِّكۡرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُۥ لَمَجۡنُونٞ
Kur dëgjojnë Kuranin, mohuesit sa nuk të hanë me shikimet e tyre dhe thonë: “Ai është vërtet i marrë!”
وَمَا هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ
Por Kurani është vetëm këshillë për botët.
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Surja El-Kalem në mushaf
- Zbritja
- mekase
- Xhuzi
- 29
- Numri i fjalëve
- 300
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 564-566
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 564-567
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 565-568
Pyetje rreth sures El-Kalem
Sa ajete ka surja El-Kalem?
Surja El-Kalem ka 52 ajete. Është surja numër 68 nga 114 suret e Kuranit.
Në cilin xhuz është surja El-Kalem?
Surja El-Kalem: xhuzi 29 nga 30.
Surja El-Kalem është mekase apo medinase?
Surja El-Kalem klasifikohet si mekase.
Në cilën faqe është surja El-Kalem?
Surja El-Kalem në mushafin e Medinës (604 faqe): 564-566. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 564-567. Në mushafin Naskh (612 faqe): 565-568.
Sa fjalë ka surja El-Kalem?
Surja El-Kalem: 300 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.
Sa shkronja arabe ka surja El-Kalem?
Surja El-Kalem: 1,263 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet surja El-Kalem në Kuran?
Surja El-Kalem shkon nga ajeti 5,272 deri te ajeti 5,323 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
A ka surja El-Kalem ajet sexhdeje?
Jo. Surja El-Kalem nuk mban shenjë sexhdeje në mushafin e Medinës; nga 114 suret, 14 e mbajnë.
A mund ta dëgjoj suren El-Kalem?
Po. Të 52 ajetet e sures El-Kalem luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Kalem?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 52 ajetet dhe 300 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.
Dëgjo suren El-Kalem
- Mishary Alafasy مشاري العفاسي Hafs nga AsimiMurattal
- AbdulBaset (Murattal) عبدالباسط عبدالصمد Hafs nga AsimiMurattal
- AbdulBaset AbdulSamad عبدالباسط عبدالصمد Hafs nga AsimiMuxheved
- Minshawi (Murattal) محمد صديق المنشاوي Hafs nga AsimiMurattal
- As-Sudais عبدالرحمن السديس Hafs nga AsimiMurattal
- Abu Bakr ash-Shatri أبو بكر الشاطري Hafs nga AsimiMurattal