Surja El-Kasas 28:7 القصص
Ky është ajeti 7 nga 88 i sures El-Kasas, ajeti 3259 nga 6236 në Kuran, xhuzi 20. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 386.
وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰٓ أُمِّ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَرۡضِعِيهِۖ فَإِذَا خِفۡتِ عَلَيۡهِ فَأَلۡقِيهِ فِي ٱلۡيَمِّ وَلَا تَخَافِي وَلَا تَحۡزَنِيٓۖ إِنَّا رَآدُّوهُ إِلَيۡكِ وَجَاعِلُوهُ مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: “Jepi gji atij dhe, kur të trembesh për sigurinë e tij, hidhe në lumë, pa pasur frikë dhe as dëshpërim. Me siguri që Ne do të ta kthejmë ty atë dhe do ta bëjmë të dërguar.”
28:7 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 28:7
Al-Mukhtasar
Në fillim Allahu përmend fundin e pushtetit të Faraonit dhe nderimin që e priste Musain dhe popullin e tij. Pastaj përshkruan lindjen dhe rritjen e Musait, deri kur e bëri atë të Dërguar.
Ne e frymëzuam nënën e Musait, duke i thënë: “Jepi atij gji! Kur të frikësohesh për jetën e tij, se mos e vrasin Faraoni me njerëzit e vet, vendose foshnjën në një sënduk dhe hidhe në lumin Nil. Dhe mos u tremb se do të mbytet a se do ta vrasë Faraoni e as mos u dëshpëro nga ndarja me të, se Ne kemi për ta kthyer atë përsëri tek ti shëndosh e mirë. Ne do ta bëjmë atë një prej të dërguarve që Allahu ia çon njerëzimit me shpallje dhe porosi.”
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 20
- Numri i fjalëve
- 22
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 386
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 386
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 387
Në cilën sure është ajeti 28:7?
Surja El-Kasas (القصص). Surja 28 nga 114 · 88 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 28:7?
Xhuzi: 20.
Në cilën faqe është ajeti 28:7?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 386 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 386 · Mushafi Naskh (612 faqe): 387.
Sa fjalë ka ajeti 28:7?
Numri i fjalëve: 22.
Sa shkronja arabe ka ajeti 28:7?
Ajeti 28:7: 92 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 28:7 në Kuran?
Ajeti 28:7 është ajeti 3,259 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Kasas?
Surja El-Kasas ka 88 ajete. Është surja numër 28 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Kasas është mekase apo medinase?
Surja El-Kasas klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 28:7?
Po. Ajeti 28:7 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Kasas?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 88 ajetet dhe 1,430 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.