Kalo te përmbajtja

Surja En-Nisa 4:102 النساء

Ky është ajeti 102 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 595 nga 6236 në Kuran, xhuzi 5. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 95.

وَإِذَا كُنتَ فِيهِمۡ فَأَقَمۡتَ لَهُمُ ٱلصَّلَوٰةَ فَلۡتَقُمۡ طَآئِفَةٞ مِّنۡهُم مَّعَكَ وَلۡيَأۡخُذُوٓاْ أَسۡلِحَتَهُمۡۖ فَإِذَا سَجَدُواْ فَلۡيَكُونُواْ مِن وَرَآئِكُمۡ وَلۡتَأۡتِ طَآئِفَةٌ أُخۡرَىٰ لَمۡ يُصَلُّواْ فَلۡيُصَلُّواْ مَعَكَ وَلۡيَأۡخُذُواْ حِذۡرَهُمۡ وَأَسۡلِحَتَهُمۡۗ وَدَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوۡ تَغۡفُلُونَ عَنۡ أَسۡلِحَتِكُمۡ وَأَمۡتِعَتِكُمۡ فَيَمِيلُونَ عَلَيۡكُم مَّيۡلَةٗ وَٰحِدَةٗۚ وَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ إِن كَانَ بِكُمۡ أَذٗى مِّن مَّطَرٍ أَوۡ كُنتُم مَّرۡضَىٰٓ أَن تَضَعُوٓاْ أَسۡلِحَتَكُمۡۖ وَخُذُواْ حِذۡرَكُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ أَعَدَّ لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٗا مُّهِينٗا

Kur të jesh ti (Muhamed) në mes të besimtarëve dhe të drejtosh faljen e namazit (në luftë), atëherë njëri grup prej tyre le të falet me ty dhe le t’i mbajnë pranë edhe armët e veta! Pastaj këta, le të rrinë pas jush dhe le të vijë grupi tjetër, i cili nuk është falur dhe, le të falet me ty! Le të jenë syçelë dhe t’i mbajnë armët e veta! Jobesimtarët dëshirojnë që të jeni të pakujdesshëm ndaj armëve dhe pajimeve tuaja, që t’ju sulmojnë me tërë fuqinë. Nuk ka gjynah për ju nëse hasni në ndonjë shqetësim prej shiut ose sëmundjes e i lini armët, por edhe atëherë, bëhuni syçelë. Allahu, me të vërtetë, ka përgatitur dënim poshtërues për jobesimtarët.

4:102 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja En-Nisa
0/176
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy En-Nisa 4:102 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 4:102

Al-Mukhtasar

E, kur të vijë koha e namazit, o i Dërguar, ndërkohë që ti je në mesin e ushtrisë përballë armiqve tuaj dhe dëshiron t'i udhëheqësh në namaz, ndaje ushtrinë në dy grupe: një grup të fillojë të falet me ty dhe t’i mbajnë armët e tyre pranë vetes gjatë namazit, ndërsa pjesa tjetër e ushtrisë të qëndrojë në gatishmëri si mbrojtje për ju. E, kur grupi i parë i ushtrisë ta ketë përfunduar faljen e një rekati me ty, o i Dërguar, ti qëndro në sexhde dhe ata le të ngrihen dhe ta plotësojnë vetë namazin (rekatin e dytë). E, kur ata ta kenë falur rekatin e dytë e të jenë kthyer me fytyrë nga armiku pas jush, atëherë le të vijë grupi tjetër që pati qenë roje dhe që nuk qe falur dhe le të lidhen në namaz me ty. Atëherë, ti ngrihu nga sexhdja dhe fale rekatin e dytë me ta dhe ata ta plotësojnë rekatin që u mbetet pas selamit tënd dhe të tregohen syhapët dhe t’i marrin armët e tyre me vete, sepse ata që kanë mohuar e dëshirojnë një shkujdesje të vetme të armëve dhe të furnizimeve tuaja që t’ju asgjësojnë me një sulm të vetëm, në befasi. E dijeni se nuk do t'ju konsiderohet gjynah juve, nëse për shkak të diçkaje që ju mundon -ndonjë shi apo jeni të sëmurë, ju i lini armët tuaja në tokë dhe nuk i mbani ato gjatë namazit tuaj; mirëpo kini kujdes e tregohuni syhapët ndaj armikut tuaj, me aq sa të keni mundësi. Vërtet, Allahu u ka premtuar mohuesve një dënim poshtërues.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
5
Numri i fjalëve
62
Mushafi i Medinës (604 faqe)
95
Mushafi IndoPak (610 faqe)
95
Mushafi Naskh (612 faqe)
96
Në cilën sure është ajeti 4:102?

Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 4:102?

Xhuzi: 5.

Në cilën faqe është ajeti 4:102?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 95 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 95 · Mushafi Naskh (612 faqe): 96.

Sa fjalë ka ajeti 4:102?

Numri i fjalëve: 62.

Sa shkronja arabe ka ajeti 4:102?

Ajeti 4:102: 279 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 4:102 në Kuran?

Ajeti 4:102 është ajeti 595 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja En-Nisa?

Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.

Surja En-Nisa është mekase apo medinase?

Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 4:102?

Po. Ajeti 4:102 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play