Surja En-Nisa 4:103 النساء
Ky është ajeti 103 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 596 nga 6236 në Kuran, xhuzi 5. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 95.
فَإِذَا قَضَيۡتُمُ ٱلصَّلَوٰةَ فَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ قِيَٰمٗا وَقُعُودٗا وَعَلَىٰ جُنُوبِكُمۡۚ فَإِذَا ٱطۡمَأۡنَنتُمۡ فَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَۚ إِنَّ ٱلصَّلَوٰةَ كَانَتۡ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ كِتَٰبٗا مَّوۡقُوتٗا
Pasi të kryeni namazin, përmendeni Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur ose të shtrirë. Kur të jeni jashtë rrezikut, atëherë faleni namazin të plotë, sepse namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.
4:103 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 4:103
Al-Mukhtasar
E, kur ta keni kryer namazin, o i Dërguar përmendeni Allahun sa më shumë, duke bërë tesbih (duke thënë: Subhanallah – I pastër nga të metat është Allahu!), tahmid (duke thënë: Elhamdulilah – Falënderimi i qoftë Allahut!) dhe tehlil (duke thënë: La ilahe il’Allah – Nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut!) qoftë kur jeni në këmbë, qoftë kur jeni të ulur dhe qoftë edhe kur jeni të shtrirë! Dhe pasi të jeni siguruar dhe të jetë larguar prej jush frika prej së keqes së mohuesve, atëherë kryejeni namazin në kohën e vet në formën e plotë -me të gjitha kushtet, detyrimet dhe pëlqimet e tij, ashtu siç edhe jeni urdhëruar! Vërtet, namazi gjithmonë ka qenë detyrim për besimtarët të kryhet në kohën e caktuar, dhe nuk lejohet vonimi i tij përveç në raste tejet të arsyeshme. Ky gjykim vlen për atë që nuk është në udhëtim, ndërsa për udhëtarin, lejohet shkurtimi dhe bashkimi i namazeve.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 5
- Numri i fjalëve
- 20
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 95
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 95
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 96
Në cilën sure është ajeti 4:103?
Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 4:103?
Xhuzi: 5.
Në cilën faqe është ajeti 4:103?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 95 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 95 · Mushafi Naskh (612 faqe): 96.
Sa fjalë ka ajeti 4:103?
Numri i fjalëve: 20.
Sa shkronja arabe ka ajeti 4:103?
Ajeti 4:103: 104 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 4:103 në Kuran?
Ajeti 4:103 është ajeti 596 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nisa?
Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nisa është mekase apo medinase?
Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 4:103?
Po. Ajeti 4:103 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.