Surja En-Nisa 4:141 النساء
Ky është ajeti 141 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 634 nga 6236 në Kuran, xhuzi 5. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 101.
ٱلَّذِينَ يَتَرَبَّصُونَ بِكُمۡ فَإِن كَانَ لَكُمۡ فَتۡحٞ مِّنَ ٱللَّهِ قَالُوٓاْ أَلَمۡ نَكُن مَّعَكُمۡ وَإِن كَانَ لِلۡكَٰفِرِينَ نَصِيبٞ قَالُوٓاْ أَلَمۡ نَسۡتَحۡوِذۡ عَلَيۡكُمۡ وَنَمۡنَعۡكُم مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۚ فَٱللَّهُ يَحۡكُمُ بَيۡنَكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ وَلَن يَجۡعَلَ ٱللَّهُ لِلۡكَٰفِرِينَ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ سَبِيلًا
Ata përgjojnë se çfarë do të bëhet me ju. Kështu, nëse ju vjen fitorja nga Allahu, ata thonë: “A nuk ishim vallë ne me ju?” E, nëse mohuesit arrijnë fitore, hipokritët u thonë: “A thua nuk ju ndihmuam deri në fitore dhe ju mbrojtëm prej besimtarëve të vërtetë?” Allahu do të gjykojë ndërmjet jush në Ditën e Kiametit. Allahu nuk do t’iu japë kurrë rast mohuesve që t’i shkatërrojnë besimtarët.
4:141 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 4:141
Al-Mukhtasar
Hipokritët rrinë duke pritur se çfarë do të ndodhë me ju. Nëse Allahu ju jep fitore dhe plaçkë lufte, ata ju thonë: “A nuk kemi qenë edhe ne me ju?!”. Duan të përfitojnë prej plaçkës së luftës, fuqisë dhe autoritetit tuaj. E nëse fati do t’u përkiste femohuesve, ata u thonë: “A nuk u kujdesëm për punët tuaja, ju mbështetëm dhe ju mbrojtëm prej besimtarëve?!” Mirëpo Allahu ka për të gjykuar mes jush në Ditën e Gjykimit dhe do t'i shpërblejë besimtarët duke i futur në Xhenet, ndërsa hipokritët do t'i fusë në rrethin më të thellë të Zjarrit. Në atë Ditë Allahu nuk do t'u japë mohuesve argument kundër besimtarëve dhe përfundimi i mirë do të jetë për besimtarët që kanë vepruar sipas Sheriatit me besim të sinqertë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 5
- Numri i fjalëve
- 36
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 101
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 101
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 102
Në cilën sure është ajeti 4:141?
Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 4:141?
Xhuzi: 5.
Në cilën faqe është ajeti 4:141?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 101 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 101 · Mushafi Naskh (612 faqe): 102.
Sa fjalë ka ajeti 4:141?
Numri i fjalëve: 36.
Sa shkronja arabe ka ajeti 4:141?
Ajeti 4:141: 158 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 4:141 në Kuran?
Ajeti 4:141 është ajeti 634 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nisa?
Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nisa është mekase apo medinase?
Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 4:141?
Po. Ajeti 4:141 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.