Surja En-Nisa 4:140 النساء
Ky është ajeti 140 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 633 nga 6236 në Kuran, xhuzi 5. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 100.
وَقَدۡ نَزَّلَ عَلَيۡكُمۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ أَنۡ إِذَا سَمِعۡتُمۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ يُكۡفَرُ بِهَا وَيُسۡتَهۡزَأُ بِهَا فَلَا تَقۡعُدُواْ مَعَهُمۡ حَتَّىٰ يَخُوضُواْ فِي حَدِيثٍ غَيۡرِهِۦٓ إِنَّكُمۡ إِذٗا مِّثۡلُهُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ جَامِعُ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡكَٰفِرِينَ فِي جَهَنَّمَ جَمِيعًا
Ai jua ka shpallur në Libër80: Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 80 D.m.th. në Kuran.
4:140 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 4:140
Al-Mukhtasar
Prandaj o besimtarë, Allahu zbriti në Kur'an se nëse ju uleni në ndonjë tubim dhe dëgjoni se në të po mohohen Argumentet e Allahut dhe po tallen me to, atëherë juve ju bëhet detyrim që të mos qëndroni me ta, por të largoheni nga ai tubim, derisa ata të fillojnë të zënë një bisedë tjetër. Nëse qëndroni gjatë kohës kur ata po i mohojnë Argumentet e Allahut dhe po tallen me to, atëherë ju jeni si ata, sepse e kundërshtuat Allahun; duke qëndruar me ta e duke dëgjuar mohimin e tyre. Ditën e Gjykimit, Allahu ka për t’i bashkuar hipokritët, të cilët e shfaqin Islamin dhe e fshehin kufrin (mohimin) bashkë me jobesimtarët në Zjarrin e Xhehenemit.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 5
- Numri i fjalëve
- 33
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 100
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 100
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 101
Në cilën sure është ajeti 4:140?
Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 4:140?
Xhuzi: 5.
Në cilën faqe është ajeti 4:140?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 100 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 100 · Mushafi Naskh (612 faqe): 101.
Sa fjalë ka ajeti 4:140?
Numri i fjalëve: 33.
Sa shkronja arabe ka ajeti 4:140?
Ajeti 4:140: 134 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 4:140 në Kuran?
Ajeti 4:140 është ajeti 633 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nisa?
Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nisa është mekase apo medinase?
Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 4:140?
Po. Ajeti 4:140 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.