Kalo te përmbajtja

Surja En-Nisa 4:170 النساء

Ky është ajeti 170 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 663 nga 6236 në Kuran, xhuzi 6. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 104.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدۡ جَآءَكُمُ ٱلرَّسُولُ بِٱلۡحَقِّ مِن رَّبِّكُمۡ فَـَٔامِنُواْ خَيۡرٗا لَّكُمۡۚ وَإِن تَكۡفُرُواْ فَإِنَّ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا

O njerëz! I Dërguari ju ka sjellë të vërtetën nga Zoti juaj, prandaj besoni, se për ju është më mirë! E në qoftë se nuk besoni, ta dini se Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.

4:170 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja En-Nisa
0/176
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy En-Nisa 4:170 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 4:170

Al-Mukhtasar

O ju njerëz, ju ka ardhur i Dërguari Muhamed صلى الله عليه وسلم me udhëzim dhe fe të vërtetë prej Allahut të Lartësuar, prandaj besojini bashkë me atë që ka ardhur, që të jetë në të mirën tuaj si në këtë botë, ashtu dhe në botën tjetër. E nëse ju e mohoni Allahun, dijeni se Allahu nuk ka nevojë për besimin tuaj, si dhe nuk e dëmton aspak mosbesimi juaj. Atij i përket pushteti i gjithçkaje që është në qiej! I Tij është pushteti i gjithçkaje që është në Tokë, si dhe i çdo gjëje ndërmjet tyre. Allahu është i Gjithëdijshëm se kush e meriton udhëzimin, që t’ia lehtësojë arritjen e tij, dhe kush nuk e meriton, që ta verbojë atë në gjetjen e tij. Ai është i Urtë në fjalët, veprat, ligjvënien dhe në vendimet e Tij.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
6
Numri i fjalëve
23
Mushafi i Medinës (604 faqe)
104
Mushafi IndoPak (610 faqe)
104
Mushafi Naskh (612 faqe)
105
Në cilën sure është ajeti 4:170?

Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 4:170?

Xhuzi: 6.

Në cilën faqe është ajeti 4:170?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 104 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 104 · Mushafi Naskh (612 faqe): 105.

Sa fjalë ka ajeti 4:170?

Numri i fjalëve: 23.

Sa shkronja arabe ka ajeti 4:170?

Ajeti 4:170: 97 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 4:170 në Kuran?

Ajeti 4:170 është ajeti 663 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja En-Nisa?

Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.

Surja En-Nisa është mekase apo medinase?

Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 4:170?

Po. Ajeti 4:170 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play