Surja En-Nisa 4:171 النساء
Ky është ajeti 171 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 664 nga 6236 në Kuran, xhuzi 6. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 105.
يَٰٓأَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ لَا تَغۡلُواْ فِي دِينِكُمۡ وَلَا تَقُولُواْ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡحَقَّۚ إِنَّمَا ٱلۡمَسِيحُ عِيسَى ٱبۡنُ مَرۡيَمَ رَسُولُ ٱللَّهِ وَكَلِمَتُهُۥٓ أَلۡقَىٰهَآ إِلَىٰ مَرۡيَمَ وَرُوحٞ مِّنۡهُۖ فَـَٔامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦۖ وَلَا تَقُولُواْ ثَلَٰثَةٌۚ ٱنتَهُواْ خَيۡرٗا لَّكُمۡۚ إِنَّمَا ٱللَّهُ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ سُبۡحَٰنَهُۥٓ أَن يَكُونَ لَهُۥ وَلَدٞۘ لَّهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلٗا
O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, është vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zota”! Hiqni dorë, se është më mirë për ju! Allahu është vetëm një Zot - qoftë lavdëruar Ai! Ai është tepër i lartësuar për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu mjafton për rregullimin e gjithësisë.82
Shënimet e përkthyesit (1)
- 82 Zoti - me fuqinë e Vet të plotë, e ka lindur Isain (a.s.) pa baba. Kështu, Zoti ka fuqi për ta krijuar njeriun, pa baba e pa nënë, siç e ka krijuar Ademin (a.s.), në kundërshtim me natyrën. Po ashtu, në kundërshtim me natyrën, Ai e ka krijuar Is’hakun (a.s.) prej një nëne që nuk ka lindur fëmijë në rini. Ajo ka lindur fëmijë në moshën 90-vjeçare. Edhe Jahjai (a.s.) ka lindur nga një baba plak dhe një nënë plakë. Hebrenjtë, pa kurrfarë logjike e mohojnë këtë dukuri të Isait, kurse rastin e Is’hakut e pranojnë, edhe pse që të dyja rastet janë të një lloji, kundër natyrës (përkthyesi).
4:171 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 4:171
Al-Mukhtasar
Thuaju, o i Dërguar, të krishterëve, ndjekësve të Ungjillit: “Mos e kaloni kufirin, në lidhje me fenë tuaj! Mos thoni për Allahun, në lidhje me çështjen e Isait صلى الله عليه وسلم, përveçse të vërtetën, e cila është se Mesihu ishte veçse një i Dërguar, të cilin Allahu e solli me të Vërtetën. Ai e krijoi Isain me Fjalën e Vet “Bëhu”, të cilën e Fryu tek Merjemja nëpërmjet Xhibrilit. Besojini Allahut dhe të gjithë të dërguarve të Tij pa bërë përjashtime mes tyre, e mos thoni zotat janë tre. Jepini fund kësaj shprehjeje të gënjeshtërt e të shëmtuar, për dobinë tuaj në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu është Zoti, është Një e i Vetëm, që nuk ka as bashkëshorte dhe as fëmijë, pasi Ai është i Panevojë, Atij i përket pushteti i qiejve dhe pushteti i tokës, kështu që Atij i mjafton që të jetë Mbajtës dhe Drejtues i asaj që gjendet në qiej dhe në Tokë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 6
- Numri i fjalëve
- 53
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 105
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 105
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 106
Në cilën sure është ajeti 4:171?
Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 4:171?
Xhuzi: 6.
Në cilën faqe është ajeti 4:171?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 105 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 105 · Mushafi Naskh (612 faqe): 106.
Sa fjalë ka ajeti 4:171?
Numri i fjalëve: 53.
Sa shkronja arabe ka ajeti 4:171?
Ajeti 4:171: 210 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 4:171 në Kuran?
Ajeti 4:171 është ajeti 664 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nisa?
Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nisa është mekase apo medinase?
Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 4:171?
Po. Ajeti 4:171 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.