Kalo te përmbajtja

Surja En-Nisa 4:176 النساء

Ky është ajeti 176 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 669 nga 6236 në Kuran, xhuzi 6. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 106.

يَسۡتَفۡتُونَكَ قُلِ ٱللَّهُ يُفۡتِيكُمۡ فِي ٱلۡكَلَٰلَةِۚ إِنِ ٱمۡرُؤٌاْ هَلَكَ لَيۡسَ لَهُۥ وَلَدٞ وَلَهُۥٓ أُخۡتٞ فَلَهَا نِصۡفُ مَا تَرَكَۚ وَهُوَ يَرِثُهَآ إِن لَّمۡ يَكُن لَّهَا وَلَدٞۚ فَإِن كَانَتَا ٱثۡنَتَيۡنِ فَلَهُمَا ٱلثُّلُثَانِ مِمَّا تَرَكَۚ وَإِن كَانُوٓاْ إِخۡوَةٗ رِّجَالٗا وَنِسَآءٗ فَلِلذَّكَرِ مِثۡلُ حَظِّ ٱلۡأُنثَيَيۡنِۗ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمۡ أَن تَضِلُّواْۗ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمُۢ

Ata kërkojnë nga ti (Muhamed) gjykim (për dikë që vdes pa pasur trashëgimtarë). Thuaju: “Allahu ju udhëzon ju për një njeri të tillë. Nëse një burrë vdes pa pasur fëmijë (dhe prindër), ndërkohë që ka një motër, atëherë asaj i takon gjysma e trashëgimisë. Në qoftë se një grua vdes pa pasur fëmijë (dhe prindër), atëherë vëllai i saj është i vetmi që do ta trashëgojë. Në qoftë se një burrë pa fëmijë (dhe prindër) ka dy motra, atëherë ato do të trashëgojnë dy të tretat e pasurisë; por, nëse ai ka edhe vëllezër edhe motra, atëherë mashkullit i takon trashëgim sa pjesa e dy femrave. Kështu Allahu ju sqaron juve, në mënyrë që të mos humbisni. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.84

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 84 Nuk është poshtërim për femrën që merr për trashëgim një pjesë të pasurisë, kurse mashkulli dy pjesë, sepse pasuria është për ekzistencë. Mashkulli, me këtë trashëgim, duhet të mbajë veten dhe gruan. Ndërkaq, gruaja e ka jetesën të siguruar ose nga ana e burrit, ose nga ana e kujdestarit të saj, ndërsa trashëgimia që merr prej babait, është vetëm për krenari e jo për nevojë. Kështu pra, për mashkullin trashëgimia ka kuptim tjetër (përkthyesi).

4:176 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja En-Nisa
0/176
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy En-Nisa 4:176 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 4:176

Al-Mukhtasar

Ata kërkuan prej teje, o i Dërguar, që t’u jepje këshillë ligjore (fetva) mbi çështjen e trashëgimisë së kelales, - pra, për atë që vdes duke mos lënë pas vetes as prindër e as fëmijë. Ti thuaju se Allahu e sqaron gjykimin lidhur me çështjen e tyre. Kështu, nëse një person vdes duke mos lënë pas vetes as prindër dhe as fëmijë, por që ka motër prej dy prindërve apo motër nga babai, asaj i përket gjysma e pasurisë që ka lënë ai, pjesë e përcaktuar. Ndërsa vëllai i saj prej dy prindërve apo nga babai, do të trashëgojë atë (motrën) në të gjithë pasurinë që ajo ka lënë, nëse bashkë me të nuk ekziston dikush tjetër që duhet të marrë pjesë të përcaktuar. Por, nëse ekziston edhe dikush tjetër që duhet të marrë pjesë të caktuar, vëllait i takon të marrë pjesën që ngelet (pas heqjes së pjesës së përcaktuar). Nëse ka shumë motra nga gjaku (prej dy prindërve të tij) apo nga babai, duke qenë dy a më shumë, atëherë të dyja apo të gjitha së bashku trashëgojnë dy të tretat. Nëse janë fëmijë gjaku apo nga babai, ku në mesin e tyre ka meshkuj dhe femra, atëherë ata trashëgojnë me anë të përpjesëtimit duke ndjekur rregullin: “Pjesa e mashkullit është dyfishi i një femre”. Kështu jua sqaron Allahu gjykimin mbi kelalen, por edhe të gjitha gjykimet që kanë të bëjnë me trashëgiminë, në mënyrë që të mos devijoni në këto çështje. Allahu është i Gjithëdijshëm, e Atij nuk i fshihet asgjë.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
6
Numri i fjalëve
50
Mushafi i Medinës (604 faqe)
106
Mushafi IndoPak (610 faqe)
106
Mushafi Naskh (612 faqe)
107
Në cilën sure është ajeti 4:176?

Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 4:176?

Xhuzi: 6.

Në cilën faqe është ajeti 4:176?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 106 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 106 · Mushafi Naskh (612 faqe): 107.

Sa fjalë ka ajeti 4:176?

Numri i fjalëve: 50.

Sa shkronja arabe ka ajeti 4:176?

Ajeti 4:176: 191 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 4:176 në Kuran?

Ajeti 4:176 është ajeti 669 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja En-Nisa?

Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.

Surja En-Nisa është mekase apo medinase?

Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 4:176?

Po. Ajeti 4:176 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play