Surja En-Nisa 4:19 النساء
Ky është ajeti 19 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 512 nga 6236 në Kuran, xhuzi 4. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 80.
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا يَحِلُّ لَكُمۡ أَن تَرِثُواْ ٱلنِّسَآءَ كَرۡهٗاۖ وَلَا تَعۡضُلُوهُنَّ لِتَذۡهَبُواْ بِبَعۡضِ مَآ ءَاتَيۡتُمُوهُنَّ إِلَّآ أَن يَأۡتِينَ بِفَٰحِشَةٖ مُّبَيِّنَةٖۚ وَعَاشِرُوهُنَّ بِٱلۡمَعۡرُوفِۚ فَإِن كَرِهۡتُمُوهُنَّ فَعَسَىٰٓ أَن تَكۡرَهُواْ شَيۡـٔٗا وَيَجۡعَلَ ٱللَّهُ فِيهِ خَيۡرٗا كَثِيرٗا
O besimtarë! - nuk ju lejohet që t'i merrni në trashëgim gratë me forcë. Mos i trajtoni ato ashpër me qëllimin që t’u merrni një pjesë të dhuratës martesore që u keni dhënë. (Një gjë e tillë ju lejohet) vetëm atëherë kur ato bëjnë imoralitet të hapur. Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë (atëherë duroni sepse), është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu t’ju sjellë nëpërmjet saj shumë të mira.
4:19 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 4:19
Al-Mukhtasar
O ju që i keni besuar Allahut dhe ndiqni të Dërguarin e Tij! Juve nuk ju lejohet që të trashëgoni gratë e baballarëve tuaj (ashtu siç trashëgoni pasurinë e tyre) e të martoheni me to, ose t’i martoni ato me burrat që ju dëshironi, ose t’i ndaloni të martohen përsëri. Nuk ju lejohet as t'i mbani peng bashkëshortet që nuk i doni, me qëllim që t'i dëmtoni, derisa ato t’ju kthejnë ca nga shpenzimet që keni bërë për to, si p.sh. dhurata e martesës apo gjëra të tjera. Por nëse ato bëjnë ndonjë turp të qartë, siç është imoraliteti, atëherë ju lejohet që t'i pengoni dhe t'ua sillni ngushtë, derisa ato ta kthejnë atë që ju u keni dhënë. Me gratë tuaja kaloni një jetë të mirë, mos i dëmtoni dhe silluni mirë me to! Nëse i urreni për ndonjë çështje të kësaj bote, duroni, sepse mbase Allahu, ju jep në atë që ju urreni mirësi të shumta, si në këtë botë, ashtu edhe në Botën Tjetër.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 4
- Numri i fjalëve
- 34
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 80
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 81
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 82
Në cilën sure është ajeti 4:19?
Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 4:19?
Xhuzi: 4.
Në cilën faqe është ajeti 4:19?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 80 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 81 · Mushafi Naskh (612 faqe): 82.
Sa fjalë ka ajeti 4:19?
Numri i fjalëve: 34.
Sa shkronja arabe ka ajeti 4:19?
Ajeti 4:19: 157 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 4:19 në Kuran?
Ajeti 4:19 është ajeti 512 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nisa?
Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nisa është mekase apo medinase?
Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 4:19?
Po. Ajeti 4:19 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.