Surja En-Nisa 4:3 النساء
Ky është ajeti 3 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 496 nga 6236 në Kuran, xhuzi 4. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 77.
وَإِنۡ خِفۡتُمۡ أَلَّا تُقۡسِطُواْ فِي ٱلۡيَتَٰمَىٰ فَٱنكِحُواْ مَا طَابَ لَكُم مِّنَ ٱلنِّسَآءِ مَثۡنَىٰ وَثُلَٰثَ وَرُبَٰعَۖ فَإِنۡ خِفۡتُمۡ أَلَّا تَعۡدِلُواْ فَوَٰحِدَةً أَوۡ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُكُمۡۚ ذَٰلِكَ أَدۡنَىٰٓ أَلَّا تَعُولُواْ
Nëse keni frikë se nuk bëni drejtësi ndaj jetimeve, atëherë, martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër; e, nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë do t’i ruheni padrejtësisë më lehtë.
4:3 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 4:3
Al-Mukhtasar
Nëse keni frikë se nuk do të arrini të mbani drejtësi, po të martoheshit me jetimet, të cilat janë nën përgjegjësinë tuaj, ose se nuk ua plotësoni mehrin (prikën) e detyruar ndaj tyre, ose se nuk do të silleni mirë me to, atëherë mos u martoni me to, por martohuni me të tjera femra të virtytshme. Nëse dëshironi, mund të martoheni me dy, tri ose katër gra. Nëse keni frikë se nuk do të arrini të mbani drejtësi, atëherë mjaftohuni vetëm me një, ose mjaftohuni me ato robëresha që i keni në zotërim, sepse të drejtat e tyre nuk janë të njëjta me gratë e lira. Këto që janë përcaktuar në këtë ajet në lidhje me çështjen e jetimëve, të mjaftuarit e martesës vetëm me një grua, apo të mjaftuarit me robëreshat, ju ndihmojnë të mos bëni padrejtësi e të mos devijoni.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 4
- Numri i fjalëve
- 28
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 77
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 77
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 78
Në cilën sure është ajeti 4:3?
Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 4:3?
Xhuzi: 4.
Në cilën faqe është ajeti 4:3?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 77 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 77 · Mushafi Naskh (612 faqe): 78.
Sa fjalë ka ajeti 4:3?
Numri i fjalëve: 28.
Sa shkronja arabe ka ajeti 4:3?
Ajeti 4:3: 110 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 4:3 në Kuran?
Ajeti 4:3 është ajeti 496 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nisa?
Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nisa është mekase apo medinase?
Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 4:3?
Po. Ajeti 4:3 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.