Surja En-Nisa 4:6 النساء
Ky është ajeti 6 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 499 nga 6236 në Kuran, xhuzi 4. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 77.
وَٱبۡتَلُواْ ٱلۡيَتَٰمَىٰ حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغُواْ ٱلنِّكَاحَ فَإِنۡ ءَانَسۡتُم مِّنۡهُمۡ رُشۡدٗا فَٱدۡفَعُوٓاْ إِلَيۡهِمۡ أَمۡوَٰلَهُمۡۖ وَلَا تَأۡكُلُوهَآ إِسۡرَافٗا وَبِدَارًا أَن يَكۡبَرُواْۚ وَمَن كَانَ غَنِيّٗا فَلۡيَسۡتَعۡفِفۡۖ وَمَن كَانَ فَقِيرٗا فَلۡيَأۡكُلۡ بِٱلۡمَعۡرُوفِۚ فَإِذَا دَفَعۡتُمۡ إِلَيۡهِمۡ أَمۡوَٰلَهُمۡ فَأَشۡهِدُواْ عَلَيۡهِمۡۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ حَسِيبٗا
Vërini në provë jetimët, derisa të bëhen për martesë! Nëse vëreni se janë pjekur, atëherë jepuani pasurinë e tyre! Mos nxitoni në shpenzimin e pasurisë së tyre në mënyrë të panevojshme dhe para se ata të rriten! Kush është pasanik, le të përmbahet në marrjen e pasurisë së tyre e, në qoftë se është i varfër, le të harxhojë prej saj aq sa është e arsyeshme dhe e drejtë. Kur t’ua dorëzoni pasurinë e tyre, bëjeni këtë në prani të dëshmitarëve. Allahu është i mjaftueshëm si llogaritës.
4:6 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 4:6
Al-Mukhtasar
Ju kujdestarë (të jetimëve), vërini në provë jetimët, nëse kanë arritur moshën e pjekurisë, duke u dhënë fillimisht një pjesë të pasurisë së tyre, që ta administrojnë. Nëse ata e administrojnë atë mirë dhe ju siguroheni për pjekurinë e tyre, atëherë dorëzojuani të gjithë pasurinë e tyre, pa u mbajtur asgjë! Mos e hani pasurinë e tyre në rast nevoje, duke i tejkaluar kufijtë e Allahut, në lidhje me pasurinë e tyre! Gjithashtu, mos shpejtoni ta hani pasurinë e tyre nga frika se mos ua marrin ata, kur të arrijnë moshën e pjekurisë! Kush ka pasuri të mjaftueshme, atëherë le të heqë dorë nga përdorimi i pasurisë së jetimit, ndërsa kush është i varfër –nuk ka pasuri, atëherë le të ushqehet me atë pasuri, aq sa i plotësohen nevojat e tij elementare. Kur t’ua dorëzoni pasurinë (jetimëve), pasi të kenë arritur moshën e pjekurisë, të dalluar qartë nga ju, atëherë kthejuani duke e dëshmuar, si mbrojtje për të drejtat e tyre dhe për të shmangur lindjen e mosmarrëveshjeve. Mjafton që Allahu është Dëshmitar për këtë dhe Gjykues i robve për veprat që bëjnë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 4
- Numri i fjalëve
- 37
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 77
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 78
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 79
Në cilën sure është ajeti 4:6?
Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 4:6?
Xhuzi: 4.
Në cilën faqe është ajeti 4:6?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 77 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 78 · Mushafi Naskh (612 faqe): 79.
Sa fjalë ka ajeti 4:6?
Numri i fjalëve: 37.
Sa shkronja arabe ka ajeti 4:6?
Ajeti 4:6: 184 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 4:6 në Kuran?
Ajeti 4:6 është ajeti 499 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nisa?
Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nisa është mekase apo medinase?
Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 4:6?
Po. Ajeti 4:6 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.