Kalo te përmbajtja

Surja En-Nur 24:58 النور

Ky është ajeti 58 nga 64 i sures En-Nur, ajeti 2849 nga 6236 në Kuran, xhuzi 18. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 357.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لِيَسۡتَـٔۡذِنكُمُ ٱلَّذِينَ مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُكُمۡ وَٱلَّذِينَ لَمۡ يَبۡلُغُواْ ٱلۡحُلُمَ مِنكُمۡ ثَلَٰثَ مَرَّٰتٖۚ مِّن قَبۡلِ صَلَوٰةِ ٱلۡفَجۡرِ وَحِينَ تَضَعُونَ ثِيَابَكُم مِّنَ ٱلظَّهِيرَةِ وَمِنۢ بَعۡدِ صَلَوٰةِ ٱلۡعِشَآءِۚ ثَلَٰثُ عَوۡرَٰتٖ لَّكُمۡۚ لَيۡسَ عَلَيۡكُمۡ وَلَا عَلَيۡهِمۡ جُنَاحُۢ بَعۡدَهُنَّۚ طَوَّٰفُونَ عَلَيۡكُم بَعۡضُكُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖۚ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمُ ٱلۡأٓيَٰتِۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ

O besimtarë! Skllevërit dhe fëmijët tuaj që s’kanë arritur pubertetin, le t’ju kërkojnë leje (për të hyrë) në tri kohë: para namazit të mëngjesit, kur i zhvishni rrobat në mesditë dhe pas namazit të jacisë. Këto janë tri kohë kur hiqni rrobat. Nuk ka gjynah as për ju e as për ata që, pas këtyre rasteve, të vizitoni njëri-tjetrin (pa kërkuar leje për të hyrë). Kështu jua shpjegon Allahu shpalljet juve! Allahu është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.

24:58 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja En-Nur
0/64
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy En-Nur 24:58 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 24:58

Al-Mukhtasar

Pasi i përmendi obligimet e besimtarëve kundrejt shoqërisë, familjes dhe vetes së tyre, pasi tregoi moralin dhe disa vendime, duke treguar edhe rrezikun e hipokritëve për të ndikuar në shoqërinë e muslimanëve me shpifjet e tyre, përhapjen e imoralitetit dhe moszbatimin e urdhrave të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Allahu u kthehet përsëri porosive në edukimin e qelizës së shoqërisë – familjes, duke thënë:

O ju që besoni Allahun dhe veproni sipas rregullave që ka përcaktuar për ju! Shërbëtorët dhe fëmijët tuaj që nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet t’ju kërkojnë leje kur futen tek ju në këto tri kohë: para namazit të sabahut, kur ndërroni rrobat e gjumit me të zgjimit; në kohën e drekës, kur i hiqni rrobat për të fjetur (lehtë); dhe pas namazit të jacisë (darkës), kur vishen rrobat e gjumit. Këto janë tri kohë për intimitet, kur ata nuk duhet t’ju hyjnë në shtëpi, përveçse me lejen tuaj. Jashtë këtyre rasteve, nuk është problem për ju, që ata të hyjnë pa marrë leje dhe as ata nuk do të jenë të qortuar për këtë, sepse jeni vazhdimisht në lëvizje e në kontakt me njëri-tjetrin dhe është e vështirë ndalimi i hyrjes derisa të marrin leje. Ashtu siç jua tregon rregullat e kërkimit të lejes, Allahu jua sqaron edhe ajetet që argumentojnë dispozitat e tjera që ka përcaktuar për ju. Allahu e di mirë se çfarë është në interes të robërve të Vet, si dhe është i Urtë në çdo rregull që përcakton për ta.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
18
Numri i fjalëve
49
Mushafi i Medinës (604 faqe)
357
Mushafi IndoPak (610 faqe)
357
Mushafi Naskh (612 faqe)
358
Në cilën sure është ajeti 24:58?

Surja En-Nur (النور). Surja 24 nga 114 · 64 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 24:58?

Xhuzi: 18.

Në cilën faqe është ajeti 24:58?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 357 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 357 · Mushafi Naskh (612 faqe): 358.

Sa fjalë ka ajeti 24:58?

Numri i fjalëve: 49.

Sa shkronja arabe ka ajeti 24:58?

Ajeti 24:58: 212 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 24:58 në Kuran?

Ajeti 24:58 është ajeti 2,849 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja En-Nur?

Surja En-Nur ka 64 ajete. Është surja numër 24 nga 114 suret e Kuranit.

Surja En-Nur është mekase apo medinase?

Surja En-Nur klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 24:58?

Po. Ajeti 24:58 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nur?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 64 ajetet dhe 1,316 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play