Surja Er-Ra'd 13:31 الرعد
Ky është ajeti 31 nga 43 i sures Er-Ra'd, ajeti 1738 nga 6236 në Kuran, xhuzi 13. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 253.
وَلَوۡ أَنَّ قُرۡءَانٗا سُيِّرَتۡ بِهِ ٱلۡجِبَالُ أَوۡ قُطِّعَتۡ بِهِ ٱلۡأَرۡضُ أَوۡ كُلِّمَ بِهِ ٱلۡمَوۡتَىٰۗ بَل لِّلَّهِ ٱلۡأَمۡرُ جَمِيعًاۗ أَفَلَمۡ يَاْيۡـَٔسِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَن لَّوۡ يَشَآءُ ٱللَّهُ لَهَدَى ٱلنَّاسَ جَمِيعٗاۗ وَلَا يَزَالُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ تُصِيبُهُم بِمَا صَنَعُواْ قَارِعَةٌ أَوۡ تَحُلُّ قَرِيبٗا مِّن دَارِهِمۡ حَتَّىٰ يَأۡتِيَ وَعۡدُ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُخۡلِفُ ٱلۡمِيعَادَ
(Idhujtarët e Mekës thonë:) Sikur të kishte një Kuran me të cilin të lëviznin malet ose të copëtohej toka, ose të flisnin të vdekurit (që të besojmë Muhamedin)? Jo, e gjithë çështja155 i takon (vetëm) Allahut. Vallë, a nuk e dinë ata që besojnë se sikur të donte Allahu, do t’i kishte udhëzuar të gjithë njerëzit (në besim)?! Kurse, jobesimtarët (e Mekës), për atë që kanë bërë, vazhdon t’i godasë shkatërrimi apo të bjerë pranë shtëpive të tyre, derisa të kryhet premtimi i Allahut156. Nuk ka dyshim se Allahu e kryen premtimin e Tij.
13:31 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 13:31
Al-Mukhtasar
E nëse do të kishte pasur ndonjë Libër hyjnor, që me veçoritë e tij t’i zhvendoste malet nga vendi i tyre, apo që me të të çahej Toka duke dalë prej saj burime dhe lumenj, apo që ai t’u lexohej të vdekurve dhe me të ata të ringjalleshin, do të kishte qenë ky Kuran që të është zbritur ty (o i Dërguar). Pasi ai është argumentues i qartë dhe me një ndikim madhështor, nëse ata do të kishin zemra që druhen, por në të vërtetë ata duan kundërvënien. Përkundrazi, vetëm Allahut i përket i tërë Vendimi për të zbritur mrekullitë dhe gjithçka tjetër. A nuk e dinë ata që i besojnë Allahut se, po të kishte dashur Allahu që t’i udhëzonte të gjithë njerëzit pa u zbritur atyre asnjë mrekulli, do t’i kishte udhëzuar ata të gjithë, pa patur nevojën e zbritjes së tyre?! Mirëpo Ai nuk e ka dëshiruar diçka të tillë. Kështu që atyre që nuk e besojnë Allahun, për shkak të mohimit dhe gjynaheve që ata bëjnë, do të vazhdojnë t’u bien fatkeqësi të vështira që t’i çakërdisin, ose që fatkeqësi të tilla të bien pranë vendbanimeve të tyre, derisa të vijë premtimi i Allahut dhe t’i përfshijë dënimi i vazhdueshëm. Vërtet që Allahu nuk e lë realizimin e premtimit të Vet kur t’i vijë momenti i caktuar.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 13
- Numri i fjalëve
- 51
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 253
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 253
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 254
Në cilën sure është ajeti 13:31?
Surja Er-Ra'd (الرعد). Surja 13 nga 114 · 43 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 13:31?
Xhuzi: 13.
Në cilën faqe është ajeti 13:31?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 253 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 253 · Mushafi Naskh (612 faqe): 254.
Sa fjalë ka ajeti 13:31?
Numri i fjalëve: 51.
Sa shkronja arabe ka ajeti 13:31?
Ajeti 13:31: 196 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 13:31 në Kuran?
Ajeti 13:31 është ajeti 1,738 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Er-Ra'd?
Surja Er-Ra'd ka 43 ajete. Është surja numër 13 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Er-Ra'd është mekase apo medinase?
Surja Er-Ra'd klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 13:31?
Po. Ajeti 13:31 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Er-Ra'd?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 43 ajetet dhe 853 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.